A është Gurbeti “parajs”..? Ja çka thonë mërgimrarët..! 

Çdo ditë e më shumë mërgimtarët po i bashkon mendimi që kurbeti nuk është një botë me lule e pa gajle. Nuk është vend që në momentin që të shkosh atje të presin më të mirat e botës.

Në “Ora shtatë” në Klan Kosova u trajtua tema “Pse kurbeti nuk është parajsë?”, ku shumë bashkatdhetarë patën mundësinë të shprehnin mendimet e tyre për këtë çështje. Njëri nga ta madje tha se “Kurbeti s’është parajsë, por ferr”.