Vrasja e stilistit Gianni Versace.
Vrasësi ishte një zhigolo i cili, sipas kriminologëve, kërkonte luks dhe publicitet.
Çdo mëngjes, ndihmësi i Gianni Versace shkonte deri në kafenenë News në Miami Beach për të sjellë kafenë e preferuar për shefin e tij. Por, më 15 Korrik 1997, Versace vendosi të shkojë vetë të marrë kafenë e tij, pasi ishte një mëngjes i mrekullueshëm.
Stilisti 50-vjeçar la shtëpinë e tij, shëtiti në plazh dhe pasi bleu kafe, mori rrugën e kthimit. Nuk i kushtoi vëmendje të riut që po e ndiqte dhe i shkujdesur, futi çelësin në derën e përparme, për ta hapur. Atëherë burri i panjohur u ndal menjëherë pas tij, nxori një pistoletë dhe qëlloi dy herë. Plumbat qëlluan në kafkën e Versace.
Gianni Versace.
Themeluesi i shtëpisë së modës me të njëjtin emër dergjej i vdekur dhe vrasësi i tij, Andrew Cunanan, arriti të shpëtojë. Tetë ditë më vonë, vrasësi kreu vetëvrasje ndërsa ishte rrethuar nga policia. Arsyeja që vrau Versace nuk u zbulua kurrë.
Gianni Versace.
Në vitin 1997, jeta e Gianni Versace po shkonte më mirë se kurrë. Biznesi i tij e kishte bërë multimilioner. Kishte arritur të bënte histori si stilisti që solli sensualitet dhe seksualitet në pasarelë dhe dhjetëra njerëz të famshëm, përfshirë princeshën Diana, duartrokitën përpjekjet e tij.
Askush nuk mund ta imagjinonte që stilisti të binte viktimë e një vrasësi serial.
Andrew Cunanan.
Andrew Cunanan gjithmonë dëshironte të ishte në qendër të vëmendjes.
Vishej në mënyrë provokuese, fliste me zë të lartë, qeshte shpesh dhe kishte miq të panumërt.
Ishte gay dhe kujdesej për të treguar seksualitetin e tij në çdo mënyrë.
Miqtë e tij e përshkruanin si një person jashtëzakonisht të shoqërueshëm, të dashur nga të gjithë.
Qëllimi i tij, thoshte shpesh, ishte të bëhej i famshëm. Me çdo mënyrë.
Por kishte një dobësi dhe këto ishin paratë. U rrit në një familje të varfër dhe gjatë gjithë jetës shtirej se ishte pasardhës i “shtresës së lartë”. Donte të jetonte në luks dhe që ta arrinte, punoi si zhigolo.
Klientët e tij ishin burra të pasur që fshihnin seksualitetin e tyre dhe paguanin shuma të mëdha për shoqërinë dhe fshehtësinë e Cunanan.
Për të rritur fitimet, shiste drogë dhe merrej me vjedhje të vogla. Cunanan gjithashtu kishte një marrëdhënie normale me arkitektin David Madson, të cilin madje e quante “dashuria e jetës së tij”.
Sidoqoftë, ndarja e tyre ishte e pashmangshme, pasi Cunanan i mbajti sekret aktivitetet e tij të paligjshëm.
Si përfundim, Madson e la dhe u kthye në Minesota, nga kishte origjinën.
Disa muaj më vonë, shoku më i ngushtë i Cunanan, Jeffrey Trail, u transferua në Minesota për të gjetur punë.
Cunanan mbeti vetëm dhe i pafuqishëm pasi “mbrojtësit” e tij filluan të ndërpresin bashkëpunimin me të.
Më pas vendosi të transferohet në San Francisko, por bëri një ndalesë në Minesota për punë.
Natën para nisjes, miqtë e tij mbajtën një darkë lamtumire, për të cilën Cunanan tha që nuk njihte askënd nga ata që morën pjesë në darkë.
Cunanan i vërtetë fshihej pas buzëqeshjeve dhe sjelljes demostruese dhe së shpejti do të dilte në sipërfaqe.
Vrasjet.
Cunanan mbërriti në Minesota në Prill 1997 dhe u prit nga ish-partneri i tij, David Madson.
Më 25 Prill, i vizitoi dhe miku i tyre i ngushtë, Jeffrey Trail.
Cunanan mësoi se të dy ishin në një lidhje të fshehtë dhe pasoi një sherr i madh.
Të nesërmen në mëngjes, trupi i Trail u gjet brenda banesës, i mbështjellë me një qilim.
Të dyshuarit kryesorë në vrasje, Cunanan dhe Madson, ishin zhdukur, por vetëm tre ditë më vonë, Madson u gjet i vdekur disa milje jashtë Minesota.
Kishte marrë dy të shtëna, një në gjoks dhe një në kokë.
Më 4 Maj, vritet ndërmjetësi Lee Miglin në shtëpinë e tij në Çikago.
Nuk kishte asnjë lidhje me Cunanan dhe besohet se ishte në shënjestër për shkak të shtëpisë së tij luksoze.
Disa mijëra dollarë ishin vjedhur, dhe makina e Madsonit të vdekur, e drejtuar nga Cunanan, ishte e parkuar jashtë shtëpisë.
Në vend të saj, vrasësi mori Lexusin e shtrenjtë të Miglin dhe vazhdoi rrugëtimin e tij vdekjeprurës.
Ndalesa tjetër e Cunanan ishte një varrezë në New Jersey, ku vrau kujdestarin, braktisi Lexus dhe rrëmbeu kamionin e viktimës.
Për dy muajt e ardhshëm, i kërkuari Cunanan jetonte në Miami, Florida.
Paratë i kishin mbaruar, dhe më 9 Korrik, u detyrua të shkonte në një dyqan pengjesh, ku shkëmbeu një monedhë ari që kishte vjedhur nga Miglin.
Cunanan bëri gabim duke nënshkruar me emrin e tij të vërtetë dhe la gjurmë gishtash në dokumentin e dyqanit, të cilat, sipas ligjit, përfunduan në komisariat.
Sidoqoftë, për shkak të ngarkesës së tepërt të punës, policia nuk përpunoi kurrë dokumentin që mbante emrin dhe gjurmët e gishtave të vrasësit.
Më 11 Korrik, u njoh nga një arkëtar dyqani që thirri policinë. Por Cunanan arriti të largohej para se të arrinin autoritetet. Katër ditë më vonë, më 15 Korrik, Cunanan vrau për herë të pestë dhe të fundit, dhe viktima fatkeqe ishte stilisti i modës Gianni Versace.
Arsyeja që u zgjodh si viktimë mbetet e panjohur, megjithëse ekspertët e mjekësisë ligjore pretendojnë se Cunanan vriste njerëz të pasur dhe të suksesshëm sepse ishte xheloz për ta.
Pas vrasjes, Cunanan u arratis dhe i shpëtoi arrestimit edhe një herë.
Tetë ditë më vonë, më 23 Korrik, kujdestari i një shtëpie bregdetare në Miami dëgjoi një të shtënë nga armë zjarri nga brenda.
Pronarët mungonin dhe roja e thirri policinë.
Pas katër orësh vëzhgimi, policia bastisi shtëpinë.
Andrew Cunanan u gjet i vdekur në shtrat.
Kishte kryer vetëvrasje me të njëjtën armë që qëlloi “dashurinë e jetës së tij”, David Madson dhe Gianni Versace.
Vrasja e stilistit tronditi mijëra njerëz në mbarë botën dhe i dha Cunanan publicitetin që dëshironte gjithmonë.