…Sa me mungon prej takimit tone te fundit. Shpesh jam me vetmine time, por edhe ajo eshte e shoqeruar, asnjehere vetem qe te bisedoj me te.
Kur mundem ta takoj ate befas bashke me te shfaqesh edhe ti dhe me terheq vemendjen time me shkeput nga pergjumja ime me gjalleron.
Te kam thene gjithmone se me ty deshiroj te shkoj ne vende te virgjera, ku te mos kete shkelur askush para nesh, ta zbulojme ne ate vend, te perjetojme ato caste magjike, qe kurre nuk i kam imagjinuar as ne endrrat me te bukura dhe aty te ulesha ne gjunje dhe te deklamoja me ze te embel:
“Te dua, sepse ti me dhe mundesine te njoh fuqine e dashurise, ate fuqi te paperballueshme, qe eshte me e fuqishme, se nje uragan”.
Gjithmone jam ne ato mendime aq te bukura, te embela per ne te dy dhe ti shfaqesh hire plote, si princeshe e bukur.
Shume me mungon nga nata e fundit, cdo nate shikoj yjet ne qiell, ashtu te panumert, qe jane dhe mendoj, sa takime mund te kisha me ty mbase sa gjithe yjet bashke nuk mjaftojne.
Sa me mungon, tej mase me mungon me shume se kurre me pare, me mungojne ato fjale, me mungon shikimi yt depertues. emocionet e paperseritshme, kujtimet e tua frymezuese si nje buqete me lule te fresketa.
Me beso se ne tingujt e heshtjes se gjate te flas dhe cudi me duket se edhe ajri fillon te ndjehet i gjalle frymon bashke me mua dhe cdo gje rreth meje merr jete, lulet behen me te bukura momentet tjetersohen.
E di qe harresa eshte e tmershme, por jo dashuria e shuan harresen ajo te con ne shtigjet e romances te vetvetes, eshte ndjenja me e madhe me fuqishme sa gjithesia vete.
Erdhe per te ikur perseri, por le gjurme te pa shlyeshme tek une, besoj se te merr malli per mua, eja, eja ashtu thjesht lexo rrejeshtat e mia dhe perseri jam i bindur se do te me dashurosh edhe me thelle edhe me bukur.
Endem rrugeve te qytetit, si dikur dhe shpresoj se do te te gjej perseri dhe ashtu do te puthemi pambarisht deri sa te na zeje gjumi i embel i dashurise.
Me buzeqesh ne mendjen time dhe me carmatos me ate buzeqeshje dhe atehere une dorezohem emocioneve, si heren e pare ne takimin tone, ate takim qe mendoj se nuk do te mbaroje kurre, por do te zgjase pambarim.
Te mendoj, fuqishem si ndjenja jone qe kaloi cdo cak kaloi cdo parameter te shenuar me pare, ndjenje qe theu fuqishem tere limitet, ishe ti frymemzimi im qe po shkruaj kete histori.
E di je larg meje, por te lutem per dicka :
“Kujdesu sa me shume per veten tende”.
Cdo cast te dergoj perqafim te ngrohte te madh, qe arrin deri tek ty.
….Nje dite do te ulem diku ne vetmine time te shoqeruar nga ty dhe do te shkruaj si do te jete takimi yne i ardhshem, megjithese mundesia per te te takuar ty cdo dite zbehet, venitet,
Do te shkruaj pa mbarim se ti je frymezimi im dhe mbetesh e tille per here ne jeten time……
Piro Millona Minella
Tiranë, më 03 shtator 2024.