Rritja e pagave – LSM: Thirrje për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës

Kryetari i Lidhjes Sindikale të Maqedonisë , Sllobodan Trendafilov, i bëri thirrje qeverisë që të përmbushë premtimet e saj në lidhje me marrëveshjet kolektive dhe të garantojë një rritje të pagave midis 12% dhe 15% deri në mars të vitit të ardhshëm.

SLLOBODAN TRENDAFILOV – KRYETARI I LIDHJES SINDIKALE TË MAQEDONISË (LSM),

“Sot ne bëjmë thirrje për lidhjen e kontratave kolektive dhe anekseve të tyre, me qëllim, punonjësit në Maqedoni të marrin llogaritjen e pagave që marrin zyrtarët. Për të marrë një pagë mesatare për koeficient, të shoqëruar nga rritja e pagave të tyre midis 12 dhe 15% në mars të vitit të ardhshëm.”

Sekretarja e Përgjithshme e Konfederatës Evropiane të Sindikatave, Ester Linç, theksoi se përmirësimi i kushteve të punës është thelbësor për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe për rritjen e sigurisë në vendet e punës. Ajo gjithashtu e kundërshton një javë punë prej 72 orësh dhe kërkon që e diela të mbetet si ditë jopune.

ESTER LINÇ – SEKRETARE E PËRGJITHSHME E KONFEDERATËS EVROPIANE TË SINDIKATAVE

“Sindikatat janë përfaqësuesit legjitimë të punëtorëve dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur në luftën e tyre për paga më të mira dhe kushte të mira pune. Ne jemi këtu për të qëndruar krah për krah me sindikatat tona anëtare kundër javës së punës prej 72 orësh dhe për të dielën si ditë jopune. Hulumtimet shkencore tregojnë se kjo çon në kushte të pasigurta të punës që rrisin të gjitha rreziqet e tjera në punë.”

Trendafillov gjithashtu shtoi se qeveria si partner social të beje përpjeke për të sigurimin e buriveme financirare, të gjejë mënyra dhe mundësi për të harmonizuar pagat, vveçanërisht në sektorin publik. /tvklan.mk