Do fitojë njerëzimi…
Çka kjo botë, dreq o punë,
U dorëzuan shkencëtarët
Pa komandë ranë më gjunjë
Hodhën armët gjenralët…
Fol, Uratë, diç nga Bibla
Fol, Rabin, nga Dhjat’e Vjetër
Ç’rracë janë këta kopila
Këta dreqër përmbi dreqër…
Trego, Hoxhë, nga nimberi
Ç’është ky virus – shejtani
Se mos ësht’ ai bir qeni
Xhuxhmaxhuxhi nga Kurani…
Do fitojë njerëzimi
Kur të bëhet një familje
Jo siç thoshte Nasradini:
,, Zot ma ruaj b….time”…