Arrestohen burrë e grua nga Turqia në Shkup, mashtruan një person për 54 mijë euro

Me datë 30.08.2024 në ora 10:30 në Shkup, nga ana e punonjësve policorë të Njësisë së Ndërhyrjes në SPB Shkup, janë arrestuar A.A (51) dhe N.M.A. (48) me vendqëndrim të përkohshëm në Shkup, për ekzistimin e dyshimit se kanë kryer veprën penale “mashtrim” nga neni 27 i Kodit Penal. Përkatësisht, me datë 29.08.2024 në SPB Shkup, K.E (50) nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Shkup, ka raportuar se gjatë vitit 2021 ka rënë dakord me personat për blerje të banesës në Shkup, e më pas nga llogaria e tij në llogari të N.M.A. paratë e banesës i ka transferuar në një bankë në Turqi. Siç raportohet, në vitin 2022 kanë shkuar te një noter për të nënshkruar marrëveshjen e blerjes, por ai i ka njoftuar se marrëveshja nuk mund të nënshkruhet për shkak se banesa është në hipotekë, transmeton lideri.mk. 

Gjithashtu, sipas raportit, A.A. i kishte premtuar se do t’i rregullonte gjërat, por ai nuk e bëri një gjë të tillë dhe iu shmang kontaktit me të, pas së cilës dyshoi se ishte mashtruar për një shumë prej rreth 54.000 euro. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një raport përkatës”, njoftoi MPB.