U bënë 6 muaj që kur u zhduk Arben Asllani (35 vjeçar) në Lagjen Shkup-Veri dhe policia ende pa asnjë epilog përfundimtar mbi hetimin e zhdukjes së tij, ndërsa familja e Arbenit vazhdon të jetë në agoni për fatin e tij.
Babai i Arbenit, Beqir Asllani është totalisht i dëshpëruar nga kjo paaftësi e institucioneve, ku në një prononcim për Zhurnal thotë se shpreson që djali i tij mos ta ketë fatin e Pineto Sekondos, ku më 29 prill u gjetë i vdekur, trupin e të cilit e gjeten të mbuluar me gurë, banorët e fshatit Luboten, në Malin Bashinec.
Nga Ministria për Punë të Brendshme para disa muajve për “Inside” u shprehen që i posedojnë kamerat e “Save City” por babai i Arbenit shprehet se këto incizime ende nuk i ka parë, dhe pyet se ku janë të njejtat poqëse vërtetë autoritetet i posedojnë të njejtat.
Ai mes tjerash apelon gjithë qytetarët që kanë ndonjë informatë të saktë për djalin e tij, se është i gatshëm të ofron një shumë të konsiderueshme parash, vetëm e vetëm nëse dikush posedon ndonjë informacion që mund të çon në gjetjen e djalit të tij.
“Për besë nuk di më çfarë të them. Për autoritetet nuk nevoiten fjalë. Janë totalisht të paaftë, gati 6 muaj nga zhdukja e djalit tim dhe ende nuk kanë asnjë rezultat. Vetëm e zvarrisin punën dhe askush nuk mbanë përgjegjësi. Apeloj tek të gjithë personat dashamirë që kanë ndonjë informatë, le të vijnë te unë të ma thonë, jam i gatshëm të ofroj të holla të majme nëse vërtetë dikush di diçka. Jam shumë i dëshpëruar”, shprehet babai i Arbenit, Beqir Asllani.
Ndryshe, Arbeni është zhdukur para 6 muajve. Ai më datë 23 janar rreth orës 22:35 ka dalë nga banesa e tij në lagjen Veri të Shkupit dhe që nga ai moment familja Asllani nuk di për birin e tyre se ku ndodhet.
Babi i Arbenit, Beqir Asllani bashkë me nënën e Pineto Sekondos, Maja Tërpkovska disa herë kanë organizuar protesta para Parlamentit duke bërë apel që autoritetet tju dalin në ndihmë për gjetjen e fëmijëve të tyre, por zëri i tyre ka hasur në veshë të shurdhur, deri më 29 prill ku djali i Majas, u gjetë i vdekur në malin Bashinec nga disa fshatarë të fshatit Luboten.
Beqir Asllani tanimë është në agoni të thellë dhe nuk di çfarë të bën, institucionet nuk i ndihmojnë që së paku të dijë se ku është, apo edhe nëse ka vdekur të dij se ku i gjenden eshtrat e djalit të tij, andaj ai kërkon ndihmë nga qytetarët e thejshtë për çdo informacion që kanë, e që mund të çojnë deri te Arben Asllani.
Leave a Reply