Arrestohet 27 vjeçari nga Kërçova..!

Një 27 vjeçar nga Kërçova arrestohet nga policia e vendit për shkak të dyshimit se më parë i ka vënë flakën një kablloje elektrike, me çka zjarri më pas është përhapur me shpejtësi të madhe në një sipërfaqe prej 10.000 metra katror, bëjnë të ditur nga SPB-Ohër.

Sot (26.08.2024) në ora 12:45 në bulevardin “Çlirimi” në Kërçovë, zyrtarët policorë nga DPB e Kërçovës kanë ndaluar R.H.(27). Ai dyshohet se më herët në zonën industriale “Ivanidol” afër Kërçovës ka ndezur një kabllo elektrike, pas së cilës ka shpërthyer zjarri, i cili së shpejti është përhapur në një sipërfaqe prej rreth 10.000 metra katrorë.

Nuk ka persona të lënduar, ndërkaq ka intervenuar Njësiti Territorial Zjarrfikës nga Kërçova.Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër R.H. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Ohër.