Më 24 gusht 2024 në orën 23:00 në vendkalimin “Shën Naumi”, në hyrje të RMV, u regjistrua L.H. (29) nga R. Shqipëria i cili ka ardhur me veturë “Porsche Panamera” me targa shqiptare. Pas kontrollit kufitar, siç shkruan portali lideri.mk, është konstatuar se vetura është raportuar e vjedhur në Norvegji dhe ndodhet në bazën e Interpolit.
“Vetura është sekuestruar, është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB.