BDI: Mexhiti dhe Taravari duhet të merren në pyetje nga MPB dhe Prokuroria për Blerim Ramadanit

Përmes një komunikate për media, BDI, kanë thënë se MPB dhe Prokurororia duhet t’i marrë në pyetje Mexhitin dhe Taravarin në lidhje me lirimin e Blerim Ramadanit, shkruan Alsat.

BDI, kanë thënë se ata duhet të mbahen përgjegjës për këtë, sepse sipas tyre, me postime lavdëruese në profilet e tyre në Facebook, nxituan t’i marrin meritat për “lirimin” e ish ushtarit të UÇK-së.“Me postime lavdëruese në profilet e tyre në Facebook, xhentëllmeni dhe ndërtuesi sipërmarrës Izet Mexhiti dhe doktor % Arben Taravari, nxituan t’i marrin meritat për “lirimin” e ish ushtarit të UÇK-së. MPB dhe Prokurororia duhet t’i marrë në pyetje dhe t’i mban të përgjegjshëm për rolin e tyre në “lirimin” e Ramadanit! A pajtohen në veçanti Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku, me VMRO DPMNE që gjykatësi Pajazit Pajaziti është përgjegjës për ikjen? A po konsiderojnë atë përgjegjesi ka MPB si në gjithë botën?  Si e komentojnë Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku vendimin e Gjykatës Supreme që rrezikon të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të ekstradohen në Serbi? Mungesa e legjitimitetit zgjedhor që rrjedh nga vullneti i popullit të bën të preferuar të VMRO-së, por të lë të pafuqishëm dhe të bën veçse shërbëtor, hyzmeçar, pa pikë dinjiteti”, thuhet në komunikatën e BDI-së!