Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska kujtoi mësimdhënësit se deri në fund të këtij viti nuk pritet të ketë rritje të pagave për punonjësit në arsim. Siç tha Janevska, kjo ndodhë për shkak të borxheve të shumta që Ministria e Arsimit ka trashëguar nga Qeveria e kaluar. Ajo theksoi se buxheti njëvjeçar i ministrisë është shpenzuar për gjysmë viti madje duke rrezikuar edhe pagat e mësimdhënësve.
“Unë nuk dua që pagat e tyre të rriten me 3 për qind, unë dua që pagat e tyre të rriten me 30 për qind që nesër nëse kjo do të ishte e mundur. Mirëpo, ajo që kemi trashëguar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës është një buxhet njëvjeçar që është shpenzuar në gjysmë viti, paga të pasigurta për mësuesit, për profesorët, u përballa me një vrimë të madhe, bursa të papaguara, ndihma financiare për student të papaguara, tekste dhe lëndë të pasiguruara prej disa vitesh, transport të papaguar”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit./alsat.mk