Studiuesit kanë zbuluar se shikimi i tepërt i televizorit rrit rrezikun për demencë.
Në studimin ku morën pjesë 400 mijë persona e që u bë në Britani, u gjet se ata që shikonin televizor më shumë se pesë orë në ditë, patën 44 për qind më shumë rrezik për zhvillim të sëmundjes neurodegjenrative, shkruan DailyMail.
Kjo gjë gjithashtu pati lidhshmëri me rrezik më të madh nga sulmet në tru dhe sëmundja e Parkinsonit. Sipas studimit për shëndetet të mirë të trurit duhet shikuar televizor deri në tri ore në ditë.
Studiuesit kanë deklaruar se shikimi i tepërt i televizorit ka lidhshmëri me rrezikun e rritur për disa sëmundje të trurit.
Ata analizuan të dhënat e 407 mijë personave të moshave 37 deri në 73 vjec, që i morën nga Biobanka në Britani, 40 mijë prej të cilëve kishin bërë skanim të trurit. Asnjë prej tyre nuk ishte diagnostikuar me ndonjë çrregullimi në tru në fillimin të studimit.
Pjesëmarrësit u përcollën për 13 vjet dhe 5227 prej tyre u sëmurën nga demenca, 6822 patën sulm në tru dhe 2308 u diagnostikuan me Parkinson.
Ata që shikonin tri orë televizor patën 15 për qind më shumë rrezik nga demenca, krahasuar me ata që shikuan një orë apo më pak.
Ata që shikonin TV më shumë se pesë orë në ditë, kishin 44 për qind më shumë rrezik nga demenca, plus 12 për qind më shumë rrezik nga sulmi në tru dhe 28 për qind më shumë rrezik nga sëmundja e Parkinsonit.
Asnjë rrezik nuk u gjet tek ata që kalonin kohë në kompjuterë, ndoshta sepse përdorimi i ekraneve të tilla ka lidhshmëri më shumë me sjellje më sfiduese për shëndetin mendor.
Ekipi i studiuesve nga Universiteti mjekësor Tianjin në Kinë, gjithashtu ka gjetur se qëndrimi para televizorit për pesë orë kishte lidhshmëri edhe me të tjera sëmundje të trurit.
Është e paqartë se si shikimi i televizorit ka kaq shumë efekt.
Një nga teoritë është qëndrimi ulur për kohë të gjatë, gjë që do të thotë se muskujt kanë shumë pak aktivitet dhe si pasojë nuk ka ku të shpenzohet energjia, gjë që qon në inflamacion kronik dhe ul qarkullimin e gjakut në tru.
“Pak orë qëndrimi para televizorit nuk përbënin rrezik, kështu që shijoni programet e preferuara e pastaj shkoni bëni diçka tjetër”, ka thënë James Rowe, neurolog në Cambridge.