Gjithsej 492 në nëntë varka kaluan Kanalin Anglez sot, tha Ministria e Jashtme Britanike. Që nga fillimi i vitit, më shumë se 19,000 emigrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe përmes Kanalit Anglez. Rritja e numrit të emigrantëve vjen si pasojë e kushteve të favorshme atmosferike gjatë kësaj periudhe, kur deti është më i qetë dhe nuk ka erë të fortë.
Më 11 gusht u regjistrua një numër rekord prej 703 emigrantësh për vitin.