Kemi ngecur si kali në batak
Shani o shqiptarë, vetëm shani!
Në fb pilaf, oriz dhe mish të hani
Veshur, mbërthyer me gjerdane
Franga, euro e dollarë të mbani…
Në fb profile si ujë shpërndani
Çani historinë me fuqi tufani
Si atdhetarë me zemër luani
Për atdheun, çfarë do bëni?
Ç`të bëj mëmë e shkreta për ju?
Atë e terët, e thatë, e late pa tru
Dhe kurrë nuk i ipni as bukë e as ujë
Si lëmsh e përdridhni e bëni rrëmujë
Mos u qyrravitni se punët s´iu shkojnë
Kur të tjerët rriten ngjiten dhe në hënë
Studjojnë, shkencën e han me dhëmbë
Ju bëni martesa me fëmijë njëpëllëmbë
Mos u prekni ju që nuk dini
Kur si pulat heret gjumë bëni
Kur të tjerët prodhojnë raketa
Na flisni për shtiza e helmeta
Në fb bëni pazarllëqe
Për krushqi e këngëtarë
Sa do hani e sa do pini
Sa lekë rryshfet do lini
Nga fb-ja ranë malet
Lartë na u ngritnë alet
Sot i dituri ska shtëpi e as para
Dallaverxhiu bënë pallë e sefa
Katër vilajetet kërkojm t`i bashkojmë
Ndihmën e armikut qorrat e kërkojnë
Ai që dje na ndau, sot na përkëdhel
Të njëjtën ide e ka, me lajka na vel
Mëmën në e doni të fortë ta bëni
Blini njëpalë syze dhe libra lexoni
Në fb mos u fryni, mos u trimëroni
Tregoni me punë, o burra veproni…
Poeti Strugan