Gjatë përurimit të rinovimit të repartit intern të Spitalit Klinik të Tetovës ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka përgëzuar kompaninë, duke ju bërë apel kompanive që të investojnë më shumë në shkolla dhe spitale.
“Shumica e njerëzve tanë dhe kompanive, sidomos në Maqedoninë Perëndimore, investojnë nëpër xhami, që është shumë mirë, por dua t’iu përkujtoj që me siguri shumë më shumë sevape do të merrni nëse investohet nëpër shkolla dhe nëpër spitale spese i përmirësojmë kushtet në vende në të cilat mësojnë fëmijët tanë ose marrim shërbime shëndetësore ne”, deklaroi mes tjerash Taravari.