Të fshehtat e agjërimit

Imam Gazali

Shkëputur nga libri i imam Gazalit “Ihja Ulum al-Din”

            Parathënie

Agjërimi si disiplinë shpirtërore, është tejet i hershëm por dhe i njohur e i përhapur ndër masa njëkohësisht. Ai daton para Islamit, madje dhe mes vetë arabëve, dhe që në kohët e lashta, është gjindur në forma nga më të ndryshmet si në besimin e krishter dhe hebre, ashtu dhe në besimet orientale dhe pagane. Nisur nga shumë transmetime të sakta, vet profeti a.s ashtu si dhe fisi i tij, mbante agjërimin e “ashures” në ditën e dhjetë të muajit Muharrem. Kjo traditë qe huazuar nga hebrenjtë. “Agjërimi i ashures si ditë e shpërblesës që binte në ditën e dhjetë të Tishrit.” Kur profeti a.s erdhi në Medine, pa se çifutët agjëronin ditën e Ashures. Kur pyeti rreth saj, i thanë: “Kjo është dita në të cilën Allahu i dhuroi fitore Musës a.s dhe bijve të Izraelit mbi Faraonin, prandaj dhe ne agjërojmë për nder të asaj dite.” Atëherë profeti a.s u përgjigj: “Për Musain, ne jemi akoma më të meritueshëm se ju!” dhe urdhëroi që të agjërohej.(2) Pas prishjes me çifutët, u vendos agjërimi apo Ramazani, ndërsa tradita e agjërimit të ashures kaloi në një vepër vullnetare. Kjo ditë është kremtim për ditën në të cilën Nuhu a.s zbriti nga varka.(3)

Dhe pse nuk i përkiste asnjërit nga muajt e shenjtë para-Islam, si Dhul Kade, Dhul Hixhe, Muharrem dhe Rexhep, gjatë të cilëve ndalohej gjuetia, Ramazani kishte një rëndësi të veçantë në gjirin e kurejshve. Ata të cilët dëshironin të pendoheshin e kishin bërë të zakonit që në fillim të Ramazanit të shkohin në malin Hira, ku do të kryenin tahanuth-in e tyre (përkushtoheshin fetarisht dhe pendoheshin). Një përkushtim i atillë zgjaste për gjithë muajin, dhe me të përfunduar, niseshin drejt Qabes ku bënin shtatë herë tauaf e më pas ktheheshin në shtëpitë e tyre. Dhe profeti a.s kishte përqafuar të njëjtën traditë.(4) Pikërisht në atë muaj, në një ndër ato vigjilje përkushtimi dhe pendimi, profetit a.s i mbërriti shpallja e parë hyjnore.(5) Vetë Kurani e përmend këtë dhe e lidh caktimin e Ramazanit, si muaj i qëlluar agjërimi për gjithë muslimanët anekënd, me muajin në të cilin zbriti Kurani, udhërrëfyes për mbarë njerëzimin dhe shenjë e qartë Udhëzimi e Shpëtimi.(6) Nata në të cilën zbardhi shpallja e parë njihet si nata e Kadrit (Nata e Fuqisë) “E cila është më e mirë se një mijë muaj; në të zbresin engjëjt dhe Shpirti me lejen e Zotit të tyre me çdo vendim. Paqë! Deri në agim.”(7) Gjithashtu dhe fitorja e thellë në luftën e Bedrit u korr në muajin e Ramazanit, e cila u interpretua si marrëveshje hyjnore e një besimi të ri(8), Furkanit të mrekullueshëm(9) që dalloi të vërtetën nga e shtrembërta. Në sajë të gjithë këtyre, vendosja e Ramazanit si muaj i shënuar për agjërim, u bë krejt natyrshëm. Lufta e Bedrit u zhvillua gjatë Ramazanit, viti i dytë pas hixhrit (shkurt-mars 624 p.k) dhe sipas gjasave, agjërimi i Ramazanit që u mbajt i plotë ishte ai i vitit të tretë pas hixhrit (shkurt-mars 625 p.k).

Ky përkthim është një pjesë e shkëputur nga libri Asrar al-Saum (Mbi të fshehtat e agjërimit), i cili është libri i pestë i pjesës së parë të veprës prej katër vëllimesh Ihja Ulum al-Din. Përkthimi bazohet në tri tekste të printuara dhe në një dorëshkrim. Tekstet e printuara janë: i pari që u printua në Kafr al-Zaghari në 1352 p.h nga një botim i vjetër në Kajro i vitit 1289 p.h; i dyti përfshihet në tekstin Itbaf al-Sahab al Muttagin bi-Sbarb Ibya Ulum al-Din i Sejid Murtadës (vdiq 1791); i treti i riprodhuar në anë të të njëjtit libër, Itbaf al-Sadab; dhe i katërti i ruajtur në një dorëshkrim prej katër vëllimesh në përmbledhjen Garret të dorëshkrimeve arabe, në Bibliotekën Universitare Prinston (Nr. 1481).

Shejkh Muhamed Ashref

Libri VI

Mbi të fshehta e agjërimit

Parathënie

Falenderimet i takojnë vetëm Allahut që ka shfaqur dhuntinë e Tij të madhe mbi robërit e Vet, duke i shpëtuar ata nga trillet e shejtanit; i Cili ia shoi shpresat djallit dhe i shkatërroi planet e tij duke e bërë agjërimin fortesë dhe mburojë për të afërmit e Tij; i Cili u ka hapur atyre dyert e Parajsës dhe ju ka mësuar se rruga me të cilën shejtani depërton në zemrat e tyre, shtrohet me ndjekjen e epsheve dhe pasioneve fsheharake; i Cili u ka bërë të ditur se vetëm duke nënshtruar dëshirat tinzare, shpirti do të arrijë në paqë majat e lartësive.

Në pajtueshmëri me fjalët e të dërguarit të Allahut se “Agjërimi përbën gjysmën e durimit” dhe “durimi gjysmën e besimit”(11), themi se agjërimi është i barasvlefshëm me një të katërtën e besimit. Akoma më tej, ai dallohet nga shtyllat e tjera të Islamit nga vendi i veçantë dhe i posaçëm që gëzon tek Zoti, duke qenëse nëpërmjet gjuhës së profetit Tij, Ai ka thënë: “اdo vepër e mirë do të shpërblehet nga dhjetë deri në shtatëqind herë, përveç agjërimit të cilin robi e mban për Mua dhe të cilin vetëm Unë di si ta shpërblej.”(12) Zoti gjithashtu ka thënë: “Vërtet do të shpërblehen durimtarët; shpërblimi i tyre nuk do të njohë kufi”(13) Agjërimi përfshin gjysmën e durimit dhe shpërblimi për të tejkalon çdo lloj perceptimi e çdo lloj përllogaritje. Për të pasur një ide mbi epërsinë e tij, thjesht kujtoni fjalët e të dërguarit të Allahut kur tha: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është jeta ime, era e gojës së agjëruesit është më e dashur tek Allahu sesa era e miskut më kundërmues.” Allahu ka thënë: “Agjëruesi e përmbajti veten nga pija dhe ushqimi dhe nënshtroi oreksin vetëm për hir Tim dhe Unë do ta shpërblej për të.”(14) Në një tjetër hadith i dërguari i Allahut ka thënë: “Me të vërtetë që Parajsa (mes të tjerash) ka një derë që quhet Rajan, në të cilën nuk do të hyjë askush përveç agjëruesve.”(15) Ai sërish ka thënë:

“Për agjëruesin ka dy gëzime: kur çel iftar dhe kur të takohet me Zotin e tij.”(16) Në një rast tjetër ai ka thënë: “اdo gjë ka një portë, ndërsa porta e adhurimit është agjërimi.”(17) Mes shumë haditheve të tjera është dhe ky: “Gjumi i agjëruesit është adhurim.”(18)

Ebu Hurejre ka transmetuar se i dërguari i Allahut ka thënë: “Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit. Në të njëjtën kohë shejtanët lidhen me zinxhirë dhe thërret një zë: O ti që kërkon të mirën, afrohu, ndërsa ti që kërkon të keqen, hiq dorë.” Duke komentuar fjalët e Zotit, “Hani dhe pini….për atë që bëtë në ditët e shkuara.” (20). Uaki, për ditët e shkuara ka thënë se janë ditët e agjërimit, përderisa gjatë këtyre ditëve (burrat dhe gratë) u përmbajtën nga ushqimi dhe pija.(22)

Në një rast tjetër, vet i dërguari i Allahut a.s, braktisjen e kësaj bote dhe agjërimin i përfshiu (në listën e gjërave që e ngrenë njeriun) në gradën e (engjëjve). Atëherë dhe tha: “Me të vërtetë Zoti, do ti krahasojë engjëjt e Tij me një të ri asket duke thënë: “O robi im që ke nënshtruar epshin tënd për hir Tim, që zemrën e jetës ma kushtove Mua, në shikimin Tim je si një nga engjëjt e mi.” (23)

…Dhe sërish i dërguari i Allahut ka thënë se në lidhje me agjërimin Zoti do tu drejtohej engjëjve me këto fjalë: “O engjëjt i Mi! Shijeni robin Tim; ai i ka nështruar epshet trupore, ka ndrydhur dëshirat e tij dhe ka ndaluar pijen dhe ushqimin; gjithë këtë e ka bërë vetëm për hir Tim.” (24)

Përsa u përket fjalëve të Zotit se “Asnjë shprit nuk e di se çfarë e pret për veprat e Tij”(25), me veprat e tijnënkuptohet agjërimi, përderisa Zoti ka thënë: “Vërtet do të shpërblehen durimtarët: shpërblimi i tyre nuk do të njohë kufi.” (26) I tillë do të jetë shpërblimi i agjëruesit, tejet i bollshëm, të cilin nuk ka mendje apo imagjinatë që mund ta perceptojë. Nuk ka se si të mos jetë kështu, kur agjërimi i përket vetëm Zotit, një lidhje e virtytshme që e ngre atë në një nivel tepër të lartë, pa mohuar këtu aspak se çdo vepër adhurimi i përket vetëm Atij, ashtu si Qabja (al-Bejt) së cilës i është dhënë përparësi në sajë të vendit të posaçëm që gëzon tek Allahu, ndërkohë që toka dhe çdo gjë e saj janë të gjitha të Tij. Agjërimi i përket Zotit së paku për dy shkaqe: së pari ai është një formë dorë heqje dhe braktisje, dhe në vet natyrën e tij qëndron larg shikimeve njerëzore, ndërkohë që çdo vepër tjetër adhurimi është e hapur dhe e ekspozuar ndaj tyre. Ndryshe nga të gjitha veprat, ai qëndron veç dhe nuk shihet nga askush përveç Zotit.ثshtë një vepër e brendshme që mund tia dalësh mbanë vetëm me durim dhe vendosmëri. Së dyti, agjërimi është një mjet për të shkatërruar armikun e Zotit, shejtanit i cili depërton nëpërmejt oreksit dhe fuqizohet me të ngrënë e të pirë. Për këtë arsye profeti a.s ka thënë: “Vërtet që shejtani depërton tek biri i Ademit nëpërmjet gjakut të tij. Vështirësojani atij rrugën me uri.”(28) Për këtë arsye, ai iu drejtua një herë Aishes r.a: “Trokit me këmbëngulje në derën e Xhennetit.” Kur ajo e pyeti: “Me se të trokas në derën e Xhennetit?” Ai iu përgjigj: “Me uri.”(29) Dobitë që sjell uria do të diskutohen në pjesën që merret më të zezat që sjell babëzia dhe ilaçin për të shëruar njollat që ajo lë (në librin që flet për Dy Oreksitë), në pjesën që flet për çështjet që shkatërrojnë jetën.

Duke qenëse, agjërimi pikë së pari është një mënyrë për të mposhtur shejtanin, për ti zënë udhën dhe për ti vënë pritë nismës së tij, ai gëzon një vend të posaçëm tek Zoti për shkak se sfidimi i armikut të Zotit, është ndihmë ndaj Tij dhe ndihma e Tij nuk ka gjasa të vijë tek ne, nëse ne nuk ndihmojmë në rrugën e Tij. Prandaj dhe Ai ka thënë: “Nëse ju e ndihmoni Allahun, Ai do tju ndihmojë dhe do tua forcojë këmbët tuaja.” Njeriu duhet të marrë guximin dhe të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme, të cilat Zoti i Madhëruar do tia kurorëzojë me sukses duke e udhëzuar në rrugën e Tij të drejtë. Për këtë arsye Ai dhe ka thënë: “Dhe kush përpiqet për Ne, drejt Nesh do ta udhëzojmë.” (32) Zoti i Gjithfuqishëm poashtu ka thënë: “Me të vërtetë, Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë veten e tyre.” Ndryshimi nxit tundimin dhe shton oreksin i cili është livadh e kullotë për djallin. Për sa kohë këto kullosa të jenë pjellore, djalli do të vazhdojë të kullosë në to, e për aq gjatë sa ai do livadhisë, robi nuk do të mund të shohë Madhështinë e Zotit, dhe Shkëlqesia e Tij do të mbetet gjithmonë e fshehtë për të. Profeti a.s ka thënë:“Nëse shejtani nuk do tu vinte rrotull zemrave të bijve të Ademit, këta të fundit lehtësisht do ti kishin ngjitur zemrat në Mbretërinë e Qiellit.”

E pikërisht për këtë agjërimi bëhet portë e adhurimit dhe mbrojtje nga zjarri i Xhehennemit.

Përderisa u vu në pah rëndësia dhe vendi i tij i lartë, e shohim të nevojshme të përshkruajmë kushtet e brendshme dhe të jashtme, duke përmendur parimet dhe rregullat, përfshirë këtu dhe ato të brendshmet. Kjo gjë do të diskutohet në tri pjesë, veç e veç.

Pjesa I

Mbi detyrat dhe rregullat e jashtme të agjerimit dhe veprat që e prishin atë.

Detyrat e jashtme

Detyrat e jashtme të agjërimit janë 6: e para lidhet me caktimin e fillimit të muajit Ramazan, fillim i cili shpallet duke dalluar hënën e re (hilalin). Por nëse kjo gjë bëhet e pamundur nga prania e reve, atëherë kohëzgjatja e muajit Shaban duhet të shtrihet në 30 ditë. Me vëzhgimin e hënës së re, kemi për qëllimin pamjen konkrete të saj. Nëse hëna e re ka dalë apo jo, duhet të bazohemi në fjalën e një dëshmitari të drejtë e të besueshëm, ndërsa për atë të muajit Sheual duhet të sigurohemi nga fjala e dy dëshmitarëve. E gjithë kjo është masë mbrojtëse për ruajtjen e pastërtisë së adhurimit. Kushdo që dëgjon nga një njeri i besueshëm se ka parë hënën e re, për të agjërimi bëhet detyrim, dhe pse gjykatësi mund të mos ketë arritur të shpallë fillimin e muajit të ri. Në çështje adhurimi, le të bëjë secili atë që është më e mira. Saherë që ndodh, që hëna e re të shfaqet në një qytet e jo në një tjetër, dhe largesa mes tyre është më pak se ajo e një udhëtimi dy ditor, agjërimi bëhet detyrim për të dy qytetet njësoj. Por, nëse distanca është më e madhe se e një udhëtimi dy ditor, secili qytet ka caktimin e vet dhe çka bie detyrë mbi njërin, nuk bie mbi tjetrin.

Detyrë e dytë, është bërja e qëllimit (nijetit). اdo natë, para se të agojë dita tjetër(36), besimtari duhet të bëjë në veçanti dhe qëllimisht nijetin për të agjëruar. Nëse ai bën nijetin që do të agjërojë muajin e Ramazanit, por nuk e rifreskon atë çdo natë, atëherë agjërimi i tij nuk do të ishte i vlefshëm *. Këtë patëm për qëllim kur thamë, çdo natë. Nëse robi e bën nijetin gjatë ditës, sërish agjërimi i tij do të ishte i pavlefshëm. Kjo qëndron për agjërimin e muajit të Ramazanit dhe për agjërimet e detyrueshme, por jo për agjerimin vullnetar. Këtë nënkuptuam kur thamë se, nijeti për të agjëruar duhet bërë gjatë natës, para ditës në të cilën do të agjërohet.

Nëse robi e bën nijetin për të agjëruar ose muajin e Ramazanit ose agjërimet e detyrueshme, por nuk arrin të jetë specifik, agjërimi i tij do të ishte i pavlefshëm. Agjërimi i detyruar si dhe ai i muajit Ramazan, janë të urdhëruar nga Zoti dhe atyre duhet tu paraprijë një qëllim i veçantë.

Nëse gjatë natës së dyshimit (lejlet el-Shak) (37), ai bën nijet për të agjëruar ditën që vjen, nëse do të ishte ditë Ramazani, atëherë agjërimi i tij do të ishte i pavlefshëm, nëse nuk do të mbështetej në fjalën e një dëshmitari të besueshëm. Mundësia se njeriu i besueshëm mund të mos ia ketë qëlluar apo mund dhe të ketë gënjyer, nuk duhet të ndikojë a të luhasë vendosmërinë e personit që ka bërë plan për të agjëruar ditën e nesërme. Ngjashmërisht, çdo rrethanë e mundshme, siç është dyshimi në lidhje me natën e fundit të Ramazanit, nuk do të mund ta pengonte robin për të bërë nijetin që të agjërojë ditën e nesërme. Githashtu qëllimi për të agjëruar as që duhet të ndikohet, nëse do të bazohej thjesht në hamendësim, si në rastin e një të burgosuri brenda në birucën e tij të errët, i cili mendon se Ramazani ka mbërritur; çdo lloj dyshimi që mund të ketë nuk duhet ta privojë për të bërë nijetin për të agjëruar. Më tutje, nëse dikush nuk do të qe i sigurtë për natën e dyshimtë, qëllimi thjesht gojor për të agjëruar do të ishte i papranueshëm, sepse vendi i nijetit është zemra, ku përzierja e dyshimit me sigurinë do të ishte e pakonceptueshme. Kësisoj, nëse dhe në mes të Ramazanit, dikush thotë se do të agjërojë të nesërmen, pra ku e nesërmja i përket Ramazanit, në këtë mes nuk do të kishte diçka të keqe, sepse ajo është thjesht një përsëritje fjalësh, ndorkohë që në vendin nga del qëllimi, nuk ka vend për dyshim apo hezitim, përkundrazi ajo është e sigurtë se e nesërmja është ditë Ramazani. Ai që bën nijet gjatë natës (pra vendos të agjërojë të nesërmen), dhe ha ndërkohë që është ende natë, nuk do ta prishë nijetin e tij. Nëse një grua me menstruacione bën nijet për të agjëruar të nesërmen dhe periodat i ndërpriten para agimit, agjërimi i saj do të ishte i vlefshëm.

Detyrë e tretë është që, për aq kohë sa robi ëshë i ndërgjegjshëm se po agjëron, nuk duhet të lejojë që asnjë lloj substance si ushqim, pije, burnot apo klizmë të depërtojë në trupin e tij. Megjithatë, agjërimi nuk do të prishej nga flebotomia (marrja e gjakut) apo nxjerrja e gjakut të keq me kupa, e as nga depërtimi i sondës në vesh apo në grykën e penisit, nëse kjo nuk do të arrinte fshikën. اdo gjë si pluhuri, mizat apo uji që futen gjer në cakun e gojës me apo pa qëllim, nuk do ta prishin agjërimin. Mirëpo, uji që depërton në trup gjatë shpërlarjes së gojës, do të prishë atë, nëse robi nuk tregohet i kujdesshëm, pasi veprimi i tij do të konsiderohej nënvlerësim i qëllimshëm. Pikërisht këtë nënkuptuam kur thamë me qëllim. Kur thamë për sa kohë ai është i vetëdijshëm se po agjëron, e thamë për të përjashtuar nga ky rregull atë që harron, agjërimi i të cilit nuk do të prishej me ngrënie, pirje e të tjera gjëra. Por, nëse personi ha vetdijshëm në fillim apo në fund të ditës, dhe më pas zbulon se ngrënia e tij nuk ka qenë në kohën e duhur, atëherë ai duhet ta plotësojë atë ditë. Por nëse, me një të menduar të kthjellët, bindet se nuk ka ngrënë jasht orarit të caktuar, nuk duhet të agjërojë ditë shtesë. Megjithëkëtë, ai nuk duhet të hajë herët as në mëngjes e as në mbrëmje, pa u siguruar mirë për kohën.

Detyrë e katërt është ndalimi nga marëdhëniet seksuale. Përkufizimi për ndalimin nga marëdhëniet seksuale, është mosprania e gjëndrave të penisit (në ovulë). Nëse personi harron se po agjëron dhe kryen marëdhënie intime, agjërimi i tij nuk do të prishtet. Dhe nëse gjatë natës, kryen marëdhënie apo sheh ndonjë ëndërr erotike, dhe zgjohet në mëngjes në gjendje të pastër, agjërimi i tij qëndron i paprekur. Nëse hyn agimi dhe ai është duke kryer marrëdhënie intime me gruan, dhe ndalon menjëherë, agjërimi sërish nuk do të prishet; por nëse vazhdon deri (në orgazmë), agjërimi do të prishet dhe për të, shpagimi bëhet i detyrueshëm.

Detyrë e pestë është kujdesi ndaj nxjerrjes së qëllimshme të spermës, si nëpërmjet kontaktit seksual ashtu dhe jo në përmjet tij, sepse dalja e qëllimshme e spermës e prish agjërimin. Megjithatë agjërimi nuk prishet duke e puthur apo duke u shtrirë pranë gruas, natyrisht nëse një gjë e tillë nuk nxit daljen e spermës. Përndryshe të dyja shfuqizohen, përjashtuar rastin e ndonjë të moshuari apo të atij që ka kontroll të plotë mbi ndjenjat, ku puthja nuk do të përbënte ndonjë rrezik, megjithëse qëndrimi larg është më i mirë dhe më i pëlqyeshëm. Nëse robi druhet se puthja mund të nxisë daljen e spermës dhe sërish e puth gruan, gjë e cila do të shkaktojë daljen e spermës, agjërimi i tij prishet sepse në këtë rast ai është qëllimisht moskokëçarës.

Detyrë e gjashtë është mos vjellja e qëllimshme. Por, nëse dikush nuk mundet ta ndalojë, agjërimi i tij nuk prishet dhe është i vlefshëm. Madje dhe nëse ndokush përcjell jargë apo mukus nga fyti apo karahërori, nuk e prish agjërimin. Kjo është lejuar nga frika se mos del ndonjë sëmundje. Por, nëse ai e kapërdin jargën pasi të ketë arritur në gojë, atëherë agjërimi i tij prishet *.

Detyrat që pasojnë prishjen e agjërimit

Detyrat që pasojnë prishjen e agjërimit janë katër: zëvendësimi (kaza), shpagimi (kaffarah), shlyerja (fidej), dhe ndalimi nga të ngrënët dhe të pirët në pjesën tjetër të ditës në imitim të atyre që agjërojnë.

Zëvendësimi i ditëve është obligim për çdo musliman të përgjegjshëm, i cili e ka neglizhuar mbajtjen e agjërimit me apo pa arsye. Kësisoj, gruaja me të përmuajshme, apostati (felëshuesi), janë të detyruar të plotësojnë ditët e humbura; ndërkohë që besimtarin e mitur dhe jo të shëndoshë nuk i zë një detyrim i tillë. Nuk është e nevojshme që zëvendësimi i ditëve të bëhet pa ndërprerje; ato mund të zëvendësohen ose në intervale të ndryshme ose njëherësh.

Shëlbesa (kaffarah), bëhet e detyrueshme vetëm në rastet e marëdhënieve seksuale. Dalja e spermës, ushqimi apo pija nuk kërkojnë shëlbesë. Shëlbesa shlyhet më lirimin e një robi. Nëse një gjë e tillë është e pamundur, atëherë do të mjaftojë agjërimi i dy muajve; megjithatë edhe nëse një gjë e tillë është larg mundësive apo fuqisë së njeriut, asohere duhet të ushqejë 60 të varfër, secilin me nga një shinik (grurë, elb apo hurma).

Përsa i përket vetpërmbajtjes nga të ngrënët dhe të pirët në pjesën tjetër të ditës, është për atë që e prish agjërimin pa ndonjë arsye, apo që dështon në përmbushjen e gjithë kërkesave të tij. Gruaja me perioda nuk obligohet të agjërojë në pjesën tjetër të ditës, nëse në atë kohë arrin gjendjen e pastërtisë. E njëjta gjë vlen dhe për udhëtarin, i cili pas një udhëtimi dy ditor mbërrin si jo agjërues, për të cilin agjërimi i pjesës së mbetur nuk është i detyrueshëm. Poashtu, është i detyrueshëm ndalimi nga të ngrënët dhe të pirët gjatë ditëve të dyshimta, sikur dhe një dëshmitar i besueshmë të ketë thënë se ka parë hënën e re. Më shumë se kaq, madje dhe në ushëtim, nëse nuk është i mundimshëm, është më mirë të agjërohet. Askush nuk duhet ta prishë agjërimin në ditën kur niset për të udhëtuar, nëse atë ditë e ka nisur agjërueshëm, e as në ditën kur kthehet nga udhëtimi, të cilën poashtu e ka nisur agjërueshëm.

Përsa i përket shlyerjes, bie si detyrë mbi gratë shtatzëna dhe gjidhënëse, të cilat për shkak të fëmijëve nuk mund të kenë arritur të agjërojnë. Përveç zëvendësimit, si shlyerje për ditët e humbura duhet tu japin të varfërve nga një shamik me drith për çdo ditë që nuk kanë agjëruar. Të moshuarit që për shkak të dobësisë nuk kanë mundësi të agjërojnë, duhet poashtu që për secilën ditë të japin nga një shinik me drith.

Veprat e pëlqyeshme që lidhen me agjërimin

Veprat e pëlqyeshme që lidhen me agjërimin janë gjashtë: vonimi i syfyrit(38), shpejtimi i iftarit duke e çelur me hurma apo ujë para namazit, largimi i misvakut pas perëndimit të diellit, bujaria gjatë muajit, sidomos për shkak të mirësive së saj që janë diskutuar në librin që flet për lëmoshën, studim i veçantë i Kuranit dhe kufizimi në xhami, kryesisht në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Profeti a.s, në dhjetëditëshin e fundit e kishte bërë traditë të mblidhte dyshekun, të shtrëngonte mantelin për mesi dhe të urdhëronte dhe familjen për të njëjtën gjë, duke vazhduar në adhurim deri në përfundim të kësaj periudhe (39), kur dihej se në një ndër ato netë gjendej Nata e Kadrit. Ka gjasa që më shumë ajo të bjerë në netët teke; dhe mes tyre më shumë në netët 21, 23, 25 dhe 27. Lidhur me izolimin në dhjetëditëshin e fundit, vazhdimësia në të, është më e pëlqyeshme. Nëse robi betohet dhe bën nijetin se do të qëndrojë dhjetë ditë pa ndërprerje, vazhdimësia në atë izolim prishet nëse ai e lë xhaminë pa ndonjë arsye të justifikueshme, si për shembull për të parë një të sëmurë, për të përcjellë një xhenaze, për të vizituar ndonjë shok apo dhe për tu ripastruar. Por nëse e ndërpret izolimin e tij për nevoja personale, vazhdimësia e itikafit nuk prishet. Gjithashtu gjatë kohës së izolimit besimtari mundet dhe të marrë abdes në shtëpinë e tij, por me kusht që të mos kapet për asnjë lloj pune gjatë rrugës për në xhami. I dërguari i Allahut, largohej nga xhamia, vetëm për nevoja personale dhe gjatë kthimit nuk ndalej tek të sëmurët por vetëm nëse i binte të kalonte andej, pa u ndalur. Vazhdimësinë e itikafit e prishin vetëm marëdhëniet seksuale, jo puthjet. Gjatë qëndrimit në xhami mund të përdoret parfum si dhe të lidhen martesa. Vazhdimësinë nuk e prishin as ngrënia, fjetja apo larja e duarve në lavaman sepse të gjitha këto janë të nevojshme dhe të pashmangshme. Ajo nuk prishet as me nxjerjen e një pjese te trupit jashtë xhamisë, sepse profeti a.s e nxirte kokën jashtë për të këmbyer fjalë me Aishen, e cila ishte në dhomën pranëndenjëse.(41)

Saherë që robi të dalë nga izolimi për tiu përgjigjur nevojave personale, ai duhet ta rithotë nijetin parase të rinisë izolimin, nëse më parë nuk e kishte bërë nijetin për periudhën kohore dhjetëditore. Megjithëkëtë, rifreskimi i nijetit është akoma më i pëlqyeshëm.

Pjesa II

Mbi të fshehtat e agjërimit dhe kushtet e tij të brendshme

Duke ditur se agjërimi ndahet në tri grada si, agjërimi i shtresës së përgjithshme, agjërimi i pakicës së përzgjedhur dhe agjërimi i ajkës nga pakica e përzgjedhur (saum kusus el-kusus).

Agjërimi i shtresës së përgjithshme përfshin shuarjen e orekseve të stomakut dhe dëshirave seksuale, siç u diskutua dhe më sipër.

Agjërimi i pakisës së përzgjedhur ka të bëjë me ruajtjen e gjuhës, veshëve, syve, duarve dhe këmbëve nga çdo lloj mëkati.

Ndërsa agjërimi i ajkës së pakisës së përzgjedhur, është agjërimi i zemrës nga mendimet dhe ndjenjat e këqija, nga shqetësimet e kësaj bote dhe nga përkushtimi në çdo gjë tjetër veç Zotit. Një agjërim i tillë prishet duke menduar diçka tjetër përveç Zotit dhe Ditës së Fundit si dhe me të dhënët pas kësaj bote, përveç atyre rasteve që kanë të bëjnë me fenë e cila i përket botës tjetër. Sëkëndejmi, poseduesit e zemrave të pastra kanë thënë: “Ai që e kalon ditën duke u shqetësuar se nuk do të ketë me çfarë ta çelë iftarin, mëkaton.” Kjo për shkak se mbështetet fort pak në begatitë e pafundme të Zotit, dhe ka pak besim në faktin se risku që i është caktuar do ti jepet. Pjesë e kësaj ajke, janë profetët, të devotshmit dhe të afërmit e Zotit. Ne nuk do të merremi shumë me përshkrimin literal të këtij lloj agjërimi, por do ta përkufizojmë atë nëpërmjet një veprimi aktiv. Ai është, ta kërkosh Allahun me gjithë forcën e shpritit dhe ti largohesh gjithçkaje veç Tij. Me pak fjalë, është të mishërosh fjalët e Zotit, kur tha: “Thuaj: Zoti dhe leri ata në tekat e tyre të shkuara.” (42)

Agjërimi i pakicës së përzgjedhur, i cili është agjërimi i njerëzve të virtytshëm, i mbron shqisat nga çdo lloj mëkati, gjë që arrihet duke kontrolluar gjashtë gjëra: të ulesh shikimin nga çdo gjë e turpshme dhe e palejuar apo nga çdo gjë që të largon nga përkujtimi i Zotit. Profeti a.s ka thënë: “Shikimi lakmitar është shigjetë prej shigjetave të helmatisura të shejtanit. Ai që nga frika ndaj Zotit e mbron veten prej tij, Zoti do ti japë besim dhe ëmbëlsi me të cilën do tia mbushë zemrën.”

Xhabiri(44) ka transmetuar nga Ariasi se i dërguari i Allahut ka thënë: “Pesë gjëra e prishin agjërimin: gënjeshtra, përgojimi, spiunllëku, betimi i rreme, hedhja e shikimeve epsharake dhe lakmitare.”(45)

E dyta është ta mbrosh gjuhën nga shpifjet, gënjeshtra, përgojimi, spiunllëku, fëlliqësitë, fjalët abuzive, sherret dhe hipokrizia, dhe ti vësh kapak asaj. Për më tepër, ajo (gjuha) duhet të angazhohet me përkujtimin dhe madhërimin e Zotit, si dhe me leximin e Kuranit. I tillë është agjërimi i gjuhës. Na është transmetuar nga Bishr ibn Harithi se Sufjan Thauri tha një herë: “Përgojimi e bën agjërimin të pavlefshëm.” Dhe Muxhahid Lejth(46) po për këtë ka thënë: “Dy gjëra e bëjnë agjërimin të pavlefshëm: përgojimi dhe gënjeshtra.” I dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të) ka thënë:“Vërtet agjërimi i ngjan një mburoje; prandaj kushdo që agjëron, të mos flasë fjalë të pahijshme dhe të mos bëjë vepra të shëmtuara.”(47) Në një transmetim tjetër na është treguar rasti i dy grave të kohës së profetit a.s. Një ditë tek po agjëronin, nga djegia e etjes dhe brejtja e urisë, për pak sa su thyen. Për këtë shkuan tek profeti a.s për ti kërkuar leje që ta prishnin agjërimin. Në përgjigje të kësaj, profeti a.s u solli një enë duke u thënë: “Villeni në këtë enë atë që keni ngrënë.” Për çudi të të gjithë të pranishmëve njëra e mbushi gjysmën e enës me gjak dhe copa mishi të kalbur, më pas tjetra mbushi gjysmën tjetër me po të njëjtën gjë. Atëherë profeti a.s tha: “Këto dy gra kanë agjëruar me atë që Zoti ua ka lejuar, dhe e kanë prishur agjërimin me atë që Ai ua ka ndaluar. Ato uleshin dhe merreshin vetëm me përgojime. Mishi dhe gjaku që nxorën, është mishi dhe gjaku i njerëzve që kanë marrë nëpër gojë.”(48)

E treta është ti mbyllësh veshët ndaj çdo gjëje të qortueshme, sepse çdo gjë që është e ndaluar të thuhet, është e ndaluar dhe të dëgjohet. Për këtë arsye, Zoti i konsideroi njësoj dëgjuesit dhe peshkaqenët e tregtisë së paligjshme kur tha: “Dëgjues të së kotës, peshkaqenë të tregtisë së paligjshme.” (49) Dhe sërish: “Nëse të devotshmit nuk do të kishin ndaluar fjalët e liga dhe tregtinë e paligjshme, vërtet të prishura do të kishin qenë veprat e tyre.” (50) Prandaj heshtja në raste përgojimi është e ndaluar. Zoti ka thënë: “Atëherë ju jeni si ata.” (51) Profeti a.s ka thënë:“Përgojuesi dhe ai që e dëgjon, janë bashkëpjesëmarrës në mëkat.”(52)

E katërta është të frenuarit e pjesës tjetër të shqisave nga mëkati, si ruajtja e dorës nga e liga dhe e këmbës nga e keqja, si dhe shmangia e ushqimeve të dyshimta kur çel iftar. Përndryshe, nëse agjërimi do të ishte thjesht frenim nga gjërat e lejuara, nuk do të kishte kurrfarë kuptimi. Robi me të tillë agjërim, është si ai që ndërton një kabinë dhe prish një kryeqytet.(53) Sepse ushqimi i lejuar nuk është i dëmshëm për shkak të cilësisë, por të sasisë dhe qëllimi i agjërimit është kultivimi i së mesmes. Apo ngjashëm me atë lloj budallai, që nga frika e dozës së tepërt mejkësore, zgjedh që të marrë një dozë helm. E paligjshmja është helm vdekjeprurës për fenë, ndërsa e ligjshmja është si ilaçi që kur merret në masën e duhur sjell dobi, e kur teprohet ka efekt të kundërt. Qëllimi i agjërimit është e mesmja. I dërguari i Allahut, ka thënë: “Shumë njerëz prej agjërimit nuk fitojnë asgjë veç urisë dhe etjes.”(54) Disa e kanë komentuar se i dërguari a.s kishte për qëllim atë që e prish agjërimin me gjëra të paligjshme. Ndërsa të tjerë kanë thënë se kishte për qëllim atë që druhet nga gjërat e ligjshme dhe e prish agjërimin me mishin e njerëzve që i ka përgojuar, gjë që është rreptësisht e ndaluar. Të tjerë akoma më tej thanë se profeti a.s kishte për qëllim ata njerëz që nuk i ndalojnë shqisat nga mëkatet.

E pesta është se kur ta çelë agjërimin, robi nuk duhet ta teprojë dhe me ushqimin e lejuar, prej të cilit stomaku sa spëlcet. Se nuk ka enë më të urryer tek Zoti, sasa stomaku i mbushur me ushqim të lejuar, por që mezi merr frymë. Si mund të shpresojë njeriu të mposhtë armikun e Zotit dhe nënshtrojë dëshirat nëpërmjet agjërimit, i cili kur e çel agjërimin e plotëson normën duke ngrënë dhe atë që kish lënë mangut gjatë ditës, madje shton dhe ca më tepër me pije dhe ushqime të llojeve të ndryshme. Prandaj disa e kanë bërë të udhës të grumbullojnë sa më shumë ushqim për muajin e Ramazanit, ku bollëku ushqimor ia kalon kushedi sa muajve rresht. Ndërkohë që dihet fare mirë se qëllimi i agjërimit është uria dhe ndrydhja e epshit në mënyrë që shpirti të arrijë piedestalet më të larta në devotshmëri. Nëse stomakut i ndalohet ushqimi nga mëngjesi deri në mbrëmje për ti hapur oreksin dhe për tia shtuar dëshirat, e nesë më pas do të ngopej mirë e mirë deri në nginje, kënaqësia do të shtohej dhe gjallëria do të dyfishohej, duke u dhënë kështu rrugë pasioneve, të cilët në të kundërt do të ishin në gjendje të fjetur. Shpirti dhe e fshehta e agjërimit qëndron në tretjen e së mishtës dhe dhjamosjes, që janë armë të shejtanit për ta drejtuar njeriun kah e mbrapshta. Por, ligështimi i tyre nuk mund të arrihet kurrë, nëse njeriu nuk e pakëson ushqimin e tij gjer në sasinë që konsumon mbrëmjeve të zakonshme, pra ditëve kur nuk ka agjëruar. E nëse ha sa për ditën e natën bashkë, prej agjërimit të tij nuk do të shihte asnjë lloj mirësie. Tjetër kërkesë nga kërkesat e agjërimit, është se robi nuk duhet të flejë gjatë ditës në mënyrë që të provojë gërryerjen e urisë dhe zjarrmin e etjes, duke e kuptuar dhe përjetuar dobësimin e së mishtës, dhe duke ndjerë pastrimin dhe ndriçimin e zemrës.

Vazhdimësia e kësaj ndjenje dobësie duhet ta shoqërojë dhe gjatë Natës së Kadrit (Fuqisë), në mënyrë që për të ajo natë të jetë adhurim, që ta ketë më të lehtë adhurimin dhe leximin. Me këtë shpresohet që shejtani të largohet nga orbita që ka krijuar rreth zemrave tona, dhe që ne të kemi mundësi ta hedhim shikimin drejt Mretërisë Qiellore. Në këto rrethana, Nata e Kadrit (Fuqisë) përfaqëson natën në të cilën njeriut i shfaqet një rreze nga bota e padukshme.

Eshtë poashtu nata që Zoti e ka cekur në Kuran: “Vërtet ne e zbritëm atë Natën e Fuqisë (Kadrit).” (55)

Ai që e zhyt kryet në një trajse ushqimi, ska se si shpreson të shohë botën e padukshme, madje dhe nëse stomakun e ka të boshatisur, nuk do të mundë të largojë perden dhe të shohë të padukshmen, nëse mendja nuk i boshatiset nga çdo gjë përveç Zotit. Këtu qëndron e gjithë çështja, në thelb të së cilës qëndron pakësimi i ushqimit që konsumojmë. Kjo temë do të diskutohet më gjerë në librin që flet për një sërë ushqimesh.

E gjashta është se zemrën duhet ta kaplojë një gjendje angështie e makthi mes frikës dhe shpresës, duke qenë se ai nuk e di nëse i është apo nuk i është pranuar agjërimi, nëse do të jetë prej atë afërmvë apo prej të larguarve të Zotit, prej atyre që kanë nxitur zemërimin hyjnor. Kjo gjendje ankthi robin duhet ta shoqërojë pas çdo vepre adhurimi.

ثshtë transmetuar se Hasan ibn Ebi Hasani, kaloi një herë pranë një grupi që qeshnin e zbaviteshin, të cilëve iu drejtua me këto fjalë: “Nuk ka dyshim se Zoti Ramazanin e ka bërë muaj për të garuar në adhurim drejt Tij. Disa e fituan garën, ndërsa disa ngelën pas dhe dështuan. Vërtet që çuditemi dhe befasohemi tek gjejmë burra që e vrasin kohën me plogështi dhe gjëra boshe, ditën që të fisnikët e mbyllin me ngadhënjim ndërsa të papunët me dështim e fatkeqësi. Pasha Zotin, po të hiqej perdja, do ti shihnit të lartët të përkushtuar me veprën e tyre të mirë, ndërsa keqbërësit me të ligën që gatuan.” Me fjalë të tjera kënaqësia e atij që i pranohet agjërimi, do ta mbushë atë dhe do ta mbajë larg kotësive, ndërsa agonia dhe keqardhja e atij që nuk i pranohet, do tia rrëmbejnë gjithë gëzimin e zemrës dhe do tia ngrijnë buzëqeshjen.

ثshtë transmetuar nga Ahnaf ibn Kajs se i thanë një herë: “Ju jeni një burrë i plakur dhe i moshuar e agjërimi do tju dobësonte më tej.” Pas kësaj ai u përgjigj: “Ky agjërim është furnizimi im për një udhëtim të gjatë. Të durosh barrën e shërbimit të Zotit, është vërtet shumë më e lehtë se të durosh barrën e dënimit të Tij.” Këto fjalë mbartin kuptimin e brendshëm të agjërimit,

E nëse ju pyesni: “Si munden vallë juristët (fakihët) të aprovojnë agjërimin që frenon oreksin e stomakut dhe ndrydh nxitjet seksuale, por që në të njëjtën kohë, nuk i marin parasysh aspektet e brendshme të agjërimit; si munden vallë ta quajnë të vlefshëm atë lloj agjërimi?” Dijeni atëherë se juristët e ligjit të jashtëm mbështesin kërkesat formale nëpërmjet argumentash shumë herë më të dobët nga ato me të cilat ne parashtruam kushtet e brendshme, në veçanti të atyre që lidhen me përgojimin dhe të tjera të ngjashme. Megjithatë, prej juristëve të ligjit të jashtëm, nuk shpresohet të merren me të tjera gjëra përveç atyre që kanë të bëjnë me njerëzit e thjeshtë, me çështje të kësaj bote. Në anën tjetër, njerëzit e pajisur me dije për botën tjetër, me vlefshmëri nënkuptojnë pranimin dhe me pranim arritjen e qëllimit që robi i vë vetes. Me arritjen e qëllimit ata nënkuptojnë fitimin e njërës prej cilësive të Zotit, që është qëndrueshmëria (samadijab), si dhe ndjekjen e shembujve të engjëjve nëpërmjet vetpërmbajtjes sa më shumë të jetë e mundur, nga epshet trupore, dhe në sajë të aftësisë për të mposhtur epshin me dritën e arsyes, e cila e ngre njeriun mbi kafshët (të cilat nuk e posedojnë një dritë të tillë). Në anën tjetër, duke qenë se njeriu është nën presionin e këtyre epsheve dhe dëshirave, dhe duke qenëse gjykohet me masën se sa i lufton tundimet, sa më shumë tu shkojë pas këtyre qejfeve aq më poshtë do të bjerë e aq më pranë kafshëve do të afrohet. E sa më shumë ti ndrydhë ato, aq më lart do të ngrihet dhe aq më pranë engjëjve do të jetë. Engjëjt janë shumë afër Zotit, dhe kushdo që ndjek hapat e tyre dhe konkuron për tek shembulli i tyre, do të jetë gjithmonë e më pranë Zotit. Por kjo afërsi nuk matet me vendndodhje por me cilësi e virtyte.

Nëse për njerëzit që mendojnë thellë dhe për mjekët e zemrave, është kjo e fshehta e agjërimit, atëherë çgjë të mirë do të sillte të vonuarit e ushqimit dhe këmbimi i orareve të tij me lindjen dhe perëndimin e diellit, duke mos braktisur asnjë lloj kënaqësie gjatë ditës? E nëse në një sjellje të tillë do të kishte ndonjë dobi, atëherë çkuptim do të kishin fjalët e profetit a.s kur tha: “Shumë njerëz nuk fitojnë asgjë nga agjërimi i tyre përveç urisë dhe etjes.”(56) Për këtë shkak Ebu Darda ka thënë njëherë: “Sa i këndshëm është gjumi i të urtit dhe sa i hijshëm të ngrënët e tij; shihni se sa poshtëruese është kjo për pagjumësinë dhe agjërimin e mendjelehtëve.” Me të vërtetë që vepra sa pesha e një atomi e besimtarit të sinqertë e të devotshëm, është më e mirë se vepra sa një mal e një njeriu të kequdhëzuar. “Shumë agjërues nuk agjërojnë, e ka shumë nga ata që dhe pse hanë dhe pijnë, janë shumë larg mekateve; agjërues që nuk agjëron është ai që dhe pse rri i etur e i uritur, ia heq frerët vetes në gjurmim të çdo mëkati. Por kushdo që e kupton drejt agjërimin dhe të fshehtat e tij, e di fort mirë se ai që ia ndalon vetes të ngrënët, të pirët dhe marëdhëniet seksuale, por su ndahet mëkateve, është si ai që mer abdes vetëm duke kaluar dorën e lagur mbi gjymturë nga tri herë, duke plotësuar rregullat e jashtme persa u përket gjymtyrëve, por duke lënë mënjanë thelbin, larjen me ujë. Si pasojë, për shkak të injorancës, namazi nuk do ti pranohej. Në anën tjetër, ai që e prish agjërimin me të ngrënë por largohet nga çdo lloj mëkati, i ngjan atij që merr abdes, që e lan çdo gjymtyrë vetëm nga një herë. Në dashtë Allahu, namazet e tij do të pranohen, sepse ai përbushi parimin kryesor të abdesit, dhe pse detajet i kaluan. Mirëpo, ai që i bën të dyja, merr abdes duke larë çdo gjymtyrë nga tri herë e duke përmbushur parimin bazë si dhe detajet, ai ec drejt përsosmërisë. Profeti a.s ka thënë: “Me të vërtetë agjërimi është amanet; pra secili le të tregojë kujdes për atë që i besohet.” Sërish kur këndoi: “Vërtet Zoti ju urdhëron tua ktheni amanetet poseduesve të tyre”(58), ngriti duart, preku veshët dhe sytë dhe tha: “(Dhurata) e dëgjimit dhe (dhurata) e shikimit janë secila amanet.” Ngjashmërisht, dhe të folurit është amanet, sepse nëse nuk do të ishte kështu, i dërguari i Allahut a.s nuk do të kishte thënë: “Nëse dikë nga ju e shan apo e ofendon dikush, le të thotë, Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm.”(59) Apo thënë ndryshe: “Mua më është besuar gjuha për të mësuar si ta frenoj, dhe jo për ti dhënë liri veprimi e për të tu përgjigjur ty.”

Eshtë e qartë tashmë se çdo vepër adhurimi ka formën e saj të brendshme dhe të jashme, një lëvozhgë dhe një bërthamë. Lëvozhgat janë të gradave të ndryshme dhe të ndryshme i kanë dhe shtresat. Ju takon juve të zgjidhni, nëse do të kënaqeni thjesht me lëvozhgën apo do tu bashkoheni të urtëve dhe të diturve.

Pjesa III

Agjërimet vullnetare

Pëlqyeshmëria për të agjëruar, ngrihet në një nivel akoma më të lartë në disa ditë të shënuara me një rëndësi tepër të veçantë. Këto ditë të shënuara mund të jenë vjetore, mujore apo dhe javore. Përveç ditëve të Ramazanit, prej tyre mund të përmendim ditën e Arafatit(60), ditën e Ashures(60), dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes dhe dhjetë ditët e para të muajit Muharrem. Ngjashmërisht, muajt e shenjtë(63) në tërësi, janë një kohë e përshtatshme për të agjëruar dhe me shumë rëndësi.

Profeti a.s agjëronte aq shumë gjatë muajit Shaban, saqë të tjerët mund të mendonin se është ende Ramazan.(64) Në një transmetim lexojmë: “Përveç muajit Ramazan, muaji më i mirë për të agjëruar është muaji i Zotit, muaji Muharrem.”(65) Kjo për shkak se Muharremi është muaji i parë i vitit; e kësisoj, ta fillosh vitin mbarë është diçka që e kënaq Zotin akoma më shumë, dhe është një shënjë që tregon se begatitë e Tij do të rrjedhin gjatë gjithë vitit. Profeti a.s ka thënë: “Agjërimi i një dite në muajt e shenjtë është më i mirë se agjërimi i 30 ditëve në muajt e tjerë; dhe agjërimi i një dite në muajin e Ramazanit, është më i mirë se agjërimi i 30 ditëve të një muaji të shenjtë.”(66) Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai që agjëron tri ditë, të ejnten, të premten dhe të shtunën- në një muaj të shenjtë, do të llogaritet tek Zoti sikur ta ketë adhuruar Zotin për 900 vjet me radhë.” Sërish në një hadith tjetër ai ka thënë: “Kur ditët e festave të Shabanit të ken kaluar, atëherë nuk ka agjërim deri sa të vijë Ramazani.68” Kështuqë, është e pëlqyeshme që nëse dikush agjëron gjatë Shabanit, ta prishë agjërimin pak ditë para Ramazanit. Por nëse kalon nga Shabani në Ramazan me agjërim, vepra e tij do të jetë e lejuar sepse vet profeti a.s ka vepruar një herë kështu, megjithëse ai linte një periudhë të ndërmjetme ku nuk agjërohej.(69) Nuk lejohet që gjatë muajit Shaban, robi të përgatitet për ardhjen e Ramazanit me agjërim prej dy apo tri ditësh, nëse ai nuk është prej atyre që agjërojnë ditët e caktuara.

Disa nga sahabët ishin kundër që të agjërohej gjatë gjithë muajit Rexhep, sepse kështu ai do të bëhej i barazvlefshëm me Ramazanin për nga rëndësia dhe epërsia. Muajt e shënuar janë Dhul Hixhe, Muharrem, Rexheb dhe Shaban, ndërsa muajt e shenjtë janë Dhul Kade, Dhul Hixhe, Muharrem dhe Rexheb. Nga këta, njëri qëndron i veçuar (muaji Rexheb), ndërsa tri të tjerët vijnë njëri pas tjetrit. Ndërsa më lart prej tyre qëndron muaji Dhul Hixhe, sepse në të bien ditët e caktuara (el-ejam el-malumat) dhe ditët e numëruara (el-ejam el-madudat). Dhul Kade është një ndër muajt e shenjtë si dhe muaji ku kryhet peligrinazhi. Në anën tjetër, Sheuali është një ndër muajt ku kryhet peligrinazh, por nuk është muaj i shenjtë. Ndërsa përsa u përket muajve Rexheb e Shaban, asnjëri prej tyre nuk janë muaj peligrinazhi.

I dërguari a.s, siç e kemi parë në një hadith, ka thënë: “Asnjë vepër e mirë nuk është më e ngritur dhe më e pranuar tek Zoti, sesa ato që kryhen në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes. Me të vërtetë që agjërimi i njërës prej këtyre ditëve është i barasvlefshëm me agjërimin e një viti dhe namazi në njërën prej atyre netëve, është i barasvlefshëm më namazin e Natës së Kadrit (Fuqisë).” Më pas ai u pyet: “As lufta e shenjtë në rrugën e Zotit nuk është më e mirë?” Kësaj ai iu përgjigj: “As lufta në rrugën e Zotit nuk është më e mirë përveç rastit të atij personi që i vritet kali dhe gjaku i të cilit derdhet.”(70) Ditët e shënuara që bien në çdo muaj janë dita e parë, e mesme dhe e fundit e çdo muaji. Në mes çdo muaji janë ditët e bardha. Këto janë dita e trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe e pesëmbëdhjetë e çdo muaji.(71)

Ditët e mira të javës janë e hëna, e entja dhe e premtja. Këto janë ditët e zgjedhura të javës, në të cilat agjërimi dhe sa më shumë vepra të mira janë tepër të pëlqyeshme; për shkak të epërsisë së këtyre ditëve, shpërblimi për veprat që kryhen në to, dyfishohet.

Përsa i përket agjërimit gjatë gjithë jetës (saum el-dahr) ai është gjithëpërfshirës. Mistikët ndajnë mendime të ndryshme për të. Disa duke u bazuar në shumë hadithe, janë kundër tij. E vërteta është se kjo gjë shfuqizohet për dy arsye: e para është se me agjërim gjatë gjithë jetës, robi nuk do të kishte mundësi të hante dhe të pinte gjatë ditëve të festave, të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit, si dhe gjatë ditëve të orientimit (ajam al-tasbrik);(75); e dyta është se duke vepruar kështu, ai braktis shembullin e profetit a.s duke e kthyer agjërimin në diçka monotone dhe të mundimshme ndërkohë që Zoti pëlqen që robi i Tij ti gëzojë liritë e begatitë për aq kohë sa u përmbahet detyrave që i ka caktuar. Megjithatë, nëse një gjë e tillë nuk ka rrezik dhe agjërimin gjatë gjithë jetës personi e sheh si të mirë për veten e tij, le të veprojë kështu sipas mundësive, përderisa disa nga sahabët dhe disa nga pasuesit e tyre kanë vepruar të njëjtën gjë. Sipas një hadithi të transmetuar nga Ebu Musa Ashariu(76), Profeti a.s ka thënë: “Nuk ka vend në zjarr për atë që agjëron gjatë gjithë jetës, dhe ai do të jetojë deri në moshën e thyer 90 vjeçare.” Përveç agjërimit gjatë gjithë jetës, ka dhe një agjërim tjetër që është diku aty afër, agjërimi me ditë të alternuara. Ky agjërim është i vështirë për tu mbajtur, por shumë efikas për ti dhënë fund së mishtës. Për mirësinë dhe dobinë e këtij lloj agjërimi janë transmetuar shumë hadithe, sidomos përsa i përket gjendjes së robit agjërues i cili në njërën ditë agjëron ndërsa në tjetrën gëzon begatitë e Zotit. I përzgjedhuri i Zotit a.s ka thënë: “Mu ofruan çelësat e hambarëve të botës dhe thesareve të tokës, por i refuzova duke thënë: “Do të pëlqeja më shumë të jem i uritur një ditë dhe i ngopur ditën tjetër. Kur të jem i ngopur, Allahut do ti drejtohem me falenderime, e kur të jem i uritur, Atij do tia drejtoj lutjet e mia.”(78) Ndërsa në një hadith tjetër ka thënë: “Agjërimi më i mirë është agjërimi i Dautit; ai një ditë agjëronte e një ditë jo.” I së njëjtës natyrë është dialogu që profeti a.s zhvilloi me Abdullah ibn Amrin, përsa i përket agjërimit. Abdullahi në përgjigje të njërit nga sugjerimet e të dërguarit a.s tha: “Unë mund të duroj një agjërim më të rëndë se ai.” Asohere profeti a.s iu drejtua: “Agjëro me ditë të alternuara.” Por dhe kësaj here Abdullai këmbënguli duke thënë: “Dua diçka më të mirë se ajo.” Profeti a.s përfundoi duke thënë: “Nuk ka diçka më të mirë se ajo.”

Gjithashtu në një transmetim tjetër thuhet se profeti a.s asnjëherë nuk ka agjëruar një muaj rresht, përveç muajit të Ramazanit.(82) Ai që nuk ka mundësi të agjërojë me ditë të alternuara përgjatë gjithë jetës, mund të tentojë një herë në tri ditë; d.m.th të agjërojë një ditë dhe dy ditë të tjera jo, apo të agjërojë tri ditë në fillim të muajit, tri ditë në mes dhe tri ditë në fund, duke kaluar agjërueshëm kështu një të tretën e jetës së tij. Dhe ditët e këtij lloj agjërimi do të përkojnë me kohët më të pëlqyeshme. Nesë agjëron të hënave, të enteve dhe të premteve, do ti afrohet një të tretës.

Me caktimin e kohëve të pëlqyeshme, kuptimi i vërtetë i agjërimit duhet të përthithet para arritjes së përsosmërisë. Qëllimi i vërtetë i agjërimit është pastrimi i zemrës dhe përqendrimi i gjithë qënies tek Zoti. Mjeshtrat e shkencës të së brendshmes, arrijnë të shqyrtojnë kushtet e saj të ndryshme; sepse ndoshta ajo mund të kërkojë një agjërim të vazhdueshëm, një të pandërprerë apo një përzierje të të dyve.

Megjithatë, nëse robi arrin të kuptojë qëllimin e vërtetë të agjërimit, dhe nëse nëpërmjet mbikqyrjes së zemrës, përcakton vendin dhe vlerat e tij gjatë udhëtimit për në botën tjetër, ai nuk do të dështojë për të kuptuar se në çgjendje e ka zemrën. Për këtë arsye, është transmetuar se profeti a.s nganjëherë agjëronte aq shumë, sa askush nuk besonte se mund të hante ndonjëherë, dhe nganjëherë hante aq, sa të tjerëve u mbushej mendja se nuk do të agjëronte ndonjëherë. Ngjashmërisht, nganjëherë flinte për aq kohë, sa çdokush do të besonte se nuk zgjohej ndonjëherë, dhe do të rrinte zgjuar për aq kohë, sa të gjithë besonin se nuk binte ndonjëherë në shtrat.(83) E në gjithë këtë ai prihej nga drita e profetsisë, që i sillte udhëzimin e duhur në çdo rast dhe në çdo kohë. Kjo vlen dhe për periudhën e festës pas Ramazanit (apo festës së Kurbanit) dhe për ditët e orientimit (ejam al-tasbrik). Ata kanë cilësuar se kjo praktikë do ta rëndonte zemrën, do tu hapte rrugë veseve e do ti shtonte dëshirat dhe epshet. Sipas mendimit tim, për disa njerëz kjo është e vërtetë, veçanërisht për ata që hanë nga dy herë gjatë ditës dhe natës.

Këtë kishim përgatitur për të thënë përsa i përket agjërimit vullnetar.

BIBLIOGRAFI

Athir, ibn-al-, al-Kamil fi-l-Tarikh (Cairo, 1303).

Baladhuri, al-, Ansat al-Ashraf, ed. M.Hamid Allah (Cairo, 1959)

Bukhari, al-, Sahib (Bulaq, 1296). Dawud, abu-, Sunan (Cairo, 1280).

Hisham, ibn-, Sirat Rasul Allah, ed. F. Wustenfeld (Leyden, 1858-1860). Imad al-Hanbali, ibn-al-, Shadarat al Dbabab fi Akbbar man Dbabab (Cairo, 1350).

Majah, ibn-, Sunan (Cairo, 1349).

Muslim, Sahib, Delhi 1319; Dar al-Tibaah al Ammah

(Cairo, 1330). Nasai, al-, Mujtaba (Delhi, 1315)

Qutaybah, ibn-, Kitab al Maarif, ed. F. ثusten-feld

(Gottingen, 1850).

Sad, ibn-, Kitab al Tabagat al Kubra, ed. E.Sachau and others (Leyden,1905.21).

Tayalisi, al-, Musnad (Hyderabad, 1321).

Tirmidhi, al-, Sunan (Cairo, 1290).

FUSNOTA

  1. Sahihu i Muslimit, Vol.III, p.149.
  2. Ibn-al-Athir, al–Kamil fi-l.Tarikh, Cairo 1303, Vol. I, p.25.
  3. Ibn-Hisham, Sirat Rasul AAab, ed. P. Wustenfeld, Leyden, 1858-1860, pp.151.52; tr. A. Guillanme, Oxford University Press, 1955, pp.105-6; al.

Baladhuuri, Ansab aI Asbraf, ed. M. Hamid Allah, Cairo 1959, p.105.

  1. Ibn-Hisham, p.152.
  2. Surab ii: 185. Citimet kuranore në parathënie janë marrë nga përkthimi i A,J Arberry, Oxford 1964. Numërimi i ajeteve është sipas botimit të Kajros të mbretit Fuad A.H. 1342.
  3. Sure xevii:3.5.
  4. Sure iii: 123.
  5. Sure viii: 41, 42.
  6. Fjalë për fjalë, sabër, do të thotë durim. I papërcaktuar.

11 I papërcaktuar.

  1. Cf. Buhariu, Agjërimi; 2; Muslimi, Agjërimi: 160, 162-164.
  2. Sure xxxix: 13.

14 Buhari, Agjërmi: 2, 9.

  1. Ibid, Agjërimi: 4.
  2. Muslimi, Agjërimi: 162,164,165; Buhari, Agjërimi: 9.
  3. I papërcaktuar
  4. I papërcaktuar
  5. Ibn-Maxhe, Agjërimi: 1.
  6. Sure lxix: 24.
  7. Ibn-el-Xharrah, A.H. 197 A.D. 812: ibn-Sad, Vol. VI, p.275.
  8. Cf. Tabari, Xhami el-Bajan, Vol. 1110x, p.39.
  9. q. ibn-Maxhe, Mesaxhid: 19.
  10. I papërcaktuar.
  11. Sure xxxii: 17.
  12. Sure m lx: 13.
  13. El-Bejt dhe el-Bejt el-Atik (shtëpi e moçme) i referohen Qabes.
  14. Cf. ibn-Maxhe, Sijam: 65; ebu-Davudi, Agjërimi; 78.
  15. I papërcaktuar.
  16. Shih vëll. III, Bk. iii, sect. 1.
  17. Sure xivii:8.
  18. Sure xxix:69.
  19. Sure xiii: 12.
  20. I papërcaktuar.
  21. q. ibn.Mexhafi, Siyam:1; Bukhariu, Agjërimi: 2.
  22. Ar. mubayyatah

*Ky është një nga mendimet të cilat i përkrah edhe Gazaliu, por në ligjin Islam ekziston po ashtu edhe mendimi sipas së cilit është i mjaftueshëm njeti që bën në fillim të Ramazanit dhe nuk është e nevojshme që ai të përsëritet çdo natë (shën. i red.)

  1. Nata e tridhjetë e muajit Shaban. 15

* Edhe ky është një nga mendimet e shumta që kanë dhënë dijetarët musliman lidhur me këtë çështje. Ekziston edhe mendimi se një veprim i tillë nuk e prish agjërimin (shën. i red.)

  1. Syfyr domethënë ngrënia e ushqimit në kufirin maksimal kur më pas fillon agjërimi
  2. Bukhariu, Lejlet el Kadr: 5.
  3. Ebu Davudi, Itikaf: 4.
  4. Buhariu, Itikaf: 19.
  5. Sure vi: 91.
  6. I papërcaktuar.
  7. Ndoshta Xhabir ibn-Abdullah el-Ansari.
  8. I papërcaktuar.
  9. Ibn abi-Sulejm, vdiq ndërmjet viteve A.H., 136 dhe 143/A.D. 754 dhe 760. Cf.

Ibn- Sad, Vol. Vl, pp.243-44; ibn-Qutaybah, p.241; Shadharat al Dhahab, Vol. t, f..207-212.

  1. Buhariu, Agjërimi: 2.
  2. I papërcaktuar.
  3. Sure v: 46.
  4. Sure v: 68.
  5. Sure iv: 139.
  6. I papërcaktuar.
  7. Fjalëpërfjalë ndërto një kështjellë dhe shkatërro një zonë të tërë. 54. lbn-Maxhe, Siyam: 21.
  8. Sure acvii:1.
  9. Ibn-Maxhe, Siyam:21.
  10. I papërcaktuar.
  11. Sure iv: 61.
  12. Cf. Bukhariu, Agjërimi, 2.
  13. Dita e nëntë e Dhu-al-Hixhes kur peligrini i drejtohet Arafatit

në pritje të vigjiljes së festës së Bajramit. (Id al Adba).

  1. Dita e dhjetë e muajit Muharrem.
  2. Në fakt vetëm nëntë ditët e para që mbarojnë me ditën e Arafatit përfshirë.
  3. Dhu-al-Qadah, Dhu-al-Hijjah, al-Muhatram, and Rajab.
  4. Cf. Bukhariu, Agjërimi: 52.
  5. Nasali, Kijarn el-lajl: 6.
  6. I papërcaktuar
  7. I papërcaktuar
  8. Tirmidhiu, Agjërimi: 38.
  9. Abu-Daëudi, Agjërimi: 11.
  10. Tirmidhiu, Agjërimi: 52.
  11. Shih. Buhariu, Agjërimi 60.
  12. Shih. el-Tirmidhi, Sawm: 56; al-Bukhari, Saëm: 56.
  13. See al-Tirmidhi, Saëm: 58.
  14. Ibid., Saëm: 59.
  15. Njëri nga gjykatësit në të ashtuquajturin arbitrazh pas Sifinit. Vdiq 52 p.h/672 p.k.
  16. Tajalisi: 513, 514.
  17. Cf. Tirmidhiu, Zuhd: 35.
  18. Cf. Buhariu, Agjërimi: 56, 58, 59.
  19. Ibn-al-Asi. A.H. 65/A.D. 684-85: ibn-Sad, Vo1.N, pt.2, pp. 8-13, VoLVII, pt. 2, pp 189-90.
  20. -Buhariu, Agjërimi: 56, 58, 59; cf ibn-Sad Vol. IV> pt.2. p.9.
  21. Buhariu, agjërimi: 53.
  22. Cf. Buhari, Agjërimi : 53.

Erasmu