Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh dëshpërim të thellë me veprimin tejet tendencioz dhe të përsëritur të institucioneve të vendit ndaj ish ushtarit të UÇKsë Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe është arrestuar në Shkup.
Humbësit e zgjedhjeve, vazalët puthadorë në qeverinë monoetnike, të cilët nuk kanë legjitimitetin e votuesve shqiptarë, por janë të preferuarit e VMROsë, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin kombëtar sepse atij vetëm iu ndryshua masa e sigurisë, ndërsa dje, policia vendosi ta arrestojë përsëri dhe ta dërgon në paraburgim aktiv.
Shqiptarët janë jetim dhe të poshtëruar me këta hyzmeçar pa asnjë kapacitet kombëtar e institucional.
Poshtërsimi çdo ditë po thellohet dhe nuk kalon asnjë ditë e vetme pa skandal të përmasave dekadëshë.
Për vetëm 50 ditë qeverisje pa legjitimitet, VazaLENi zhbëu të gjitha të arriturat kombëtare dhe sëfundmi duke poshtëruar edhe ish ushtarët e UÇKsë me urdhër të drejtëpërdrejt nga Vuçiqi dhe Serbia.