WhatsApp po punon në përmirësimin e profileve të përdoruesve me veçori të reja

Përditësimi më i fundit beta i WhatsApp për Android zbulon zhvillime të reja për përdoruesit që duan të shprehen me avatarë.

Së shpejti, avatari juaj në WhatsApp do të jetë më i spikatur dhe i personalizueshëm se kurrë, duke ofruar një mënyrë të re për të personalizuar profilin tuaj dhe për t’u lidhur me kontaktet tuaja.

Në një lëvizje të ngjashme me Instagramin, WhatsApp po teston një veçori që shfaq avatarin tuaj kur dikush klikon mbi foton e profilit tuaj në bisedë.

Kjo shton një element dinamik në profil, duke u dhënë kontakteve tuaja një paraqitje të shpejtë të avatarit së bashku me detajet e profilit, shkruajnë mediat e huaja.

Është një ndryshim i vogël, por me ndikim, që përmirëson mënyrën se si e përfaqësoni veten në biseda.

Bëhet e ditur se WhatsApp po punon gjithashtu për një përditësim që do të sjellë një pamje të përmirësuar tek avatarët, duke u ofruar përdoruesve edhe më shumë opsione personalizimi.

Do të merrni një njoftim që ju kërkon të përditësoni pamjen e re pasi veçoria të jetë e disponueshme.