Vazhdoj te mbetem i mahnitur nga kjo cmenduri !

Nga Ergys Mertiri

Vazhdoj te mbetem i mahnitur nga kjo cmenduri.

Shifrat e te vdekurve nga ky virus, deri tani jane te peraferta me gripin, nderkohe te dhenat nga OBSH thone se rreth 80 perqind e te vdekurve jane mbi 80 vjec dhe shumica derrmuese e tyre do vdisnin edhe nga nje grip i thjeshte e madje shume prej tyre edhe pa grip hic.

Drejtori i OBSH-se, deklaroi keto dite, se gjysma e te vdekurve ne Europe, jo vetem qe jane te moshuar, por kane qene banore te azileve per pleq. Pra, ne njefare menyre, te moshuarit ua kane ngjitur njeri-tjetrit semundjen neper azile.

Ne fund te fundit, te gjithe e dine qe 70 perqind te popullsise do te infektohet dhe, ai qe nuk e perballon dot, do te vdese, ne mos tani, pak jave apo muaj me vone.

Pyetja shtrohet, per cfare behet e gjithe kjo marrezi? Per cfare u shkaterrua ekonomia, u tromaksen njerezit duke u strukur neper shtepi?

Efektet e kesaj cmendurie duket se do te jene te hatashme. Ekonomia boterore po shkon pikiate. Megjithe masat e forta te subvencionimit, kudo ka falimentime masive kompanish. Vetem ne SHBA llogaritet qe rreth 20 milion njerez kane dale tashme pa pune.

Kriza ekonomike do te prodhoje me shume te vdekur se vete Covidi, pa llogaritur shkaterrimin e jetes te shume te tjereve, te mbetur gjalle. Organizata Boterore e Ushqimit tha se te vdekurit nga uria do te rriten me 120 milion, nga efektet e pandemise ne ekonomi, gje qe do te thote gati dyfishim i tyre.

Nuk po llogarisim ketu efektet dramatike qe keto masa kane dhene ne shendetin mendor, ne rritjen e depresionit, crregullimeve te ankthit, stresit post traumatik etj. Institute te shendetit mendor neper bote kane ngritur alarmin per rritjen e vetevrasjeve.

Kjo eshte e vetmja kure qe shkakton vetem deme, shume me te medha se vete semundja, ndersa te semuret nuk i sheron. Nese nuk eshte idiote kjo bote ku jetojme, nuk di cfare eshte tjeter.