Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka raportuar se nuk ka prova se njerëzit që shërohen nga koronavirusi (COVID-19) dhe që kanë antitrupa – janë të mbrojtur nga njw infeksioni i ri.
Një deklaratë me shkrim nga OBSH bëri thirrje për respektimin e udhëzimeve të publikuara nga organizata në luftën kundër koronaviruseve.
OBSH ka paralajmëruar vendimet e disa vendeve për të dhënë një “pasaportë imune” ose “një çertifikatë pa rrezik” për njerëzit që shërohen nga COVID-19. U theksua që një zbatim i tillë mund të rrisë rrezikun e përhapjes së epidemisë.
Eshtë theksuar se “nuk ka prova që njerëzit që shërohen nga COVID-19 dhe që kanë antitrupa janë të mbrojtur nga një tjetër infeksion COVID-19”.
Paralajmërimet e OBSH-së i referohen Kilit, i cili ka njoftuar se ata që po shërohen nga COVID-19 do t’u jepet një “pasaportë imune” dhe kështu do t’i lejojë të kthehen në punët e tyre.