Në Komisionin parlamentar të Financave dhe buxhetit, vazhdoi debati për ndryshimin rishikimin e buxhetit, me të cilin të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në vlerë prej 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në vlerë prej 362,8 miliardë denarë, shkruan Alsat.
Në fillim të ditës së pestë të debatit deputetja e VMRO-DPMNE-së Dragana Bojkovska deklaroi se pushteti aktual ka trashëguar kaos, por theksoi se përkundër kësaj, qytetarët nuk do të lihen në baltë dhe se në këtë rishikim, theksi do të vendoset tek të rinjtë, nxënësit, studentët dhe sportistët.
“Për të siguruar një tekst shkollor për çdo fëmijë, ndahen 80 milionë denarë për Byronë për Zhvillim të Arsimit. Çdo fëmijë meriton një libër shkollor, me qëllim mësim të pandërprerë në procesin edukativo-arsimor. Të rinjtë janë prioriteti ynë më i madh. Për bursa janë planifikuar 270 milionë denarë. Qeveria e mëparshme i la studentët me pagesa të paplanifikuara të bursave, gjë që ishte tipike për qeverinë e mëparshme për t’i lënë studentët pa bursa për muaj të tërë. Studentët mund të jenë të qetë, sepse VMRO-DPMNE siguron mjete edhe për bursa. Për shujtën studentore parashikuam 437 milionë denarë. Obligim ligjor që nuk ishte paraparë për pagesë në Buxhetin e krijuar nga LSDM dhe BDI”, tha Bojkovska./ Alsat.mk