Kryeministri Hristijan Mickoski ka dhënë detaje në lidhje me deklaratën se BDI përbën kërcënim për paqen dhe stabilitetin e shtetit.
I pari i ekzekutivit, sot tha se qeveria disponon me informata nga kanalet e ndryshme të cilat dëshmojnë se udhëheqja e BDI-së, po përgatitet që gjatë vjeshtës ta destabilizojë vendin.
Ai konfirmoi se MPB po e heton rastin, ndërkaq për të njëjtin do të hartojë dhe raport, për të cilin do ta njoftojë opinionin pasi të përfundojë hetimi.
“Atë që pata për ta thënë, e thash në atë intervistë. Dhe ajo nuk është thënë pasi që duam të bëjmë politikë, por ajo është thënë pasi që kemi informata me të cilat disponojmë, të cilat informata janë marrë nga më shumë kanale se udhëheqësia e Bashkimit Demokratik për Integrim. Kjo udhëheqësi e Bashkimit Demokratik për Integrim në tentim për ta mbrojtur kapitalin që e ka krijuar në 20-22 vite, do të ndërmarrë hapa në drejtim të destabilizimit të shtetit, që është shumë e rëndësishme që të përmendet. Ne si Qeveri kemi të drejtë të plotë ta mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe paqen e qytetarëve. Kjo praktikisht është edhe qëllimi i një shteti. Dhe presim ajo që të ndodh, këtë vjeshtë, në bazë të atyre informatave të cilat i kemi. Të presim koha të japë përgjigje, nëse ato informata do të konfirmohen ose nëse informatat nuk do të jenë të sakta”, tha Hristijan Mickoski.