Nën organizim të presidencës së Maqedonisë së Veriut, sot në qendrën memoriale të KAÇKM-së në Pelicë, u shënua Dita e Ilindenit.
Presidentja, Gordana Siljanovska Davkova, gjatë fjalimit të saj pasi vendosi lule në qendrën memorialë, tha se dokumentet e KAÇKM-së, pulsojnë me idealet progresive evropiane dhe thirren në të drejtën e vetëpërcaktimit dhe barazisë mes popujve.
Në këtë ditë ajo po ashtu, ajo bëri thirrje për solidarizim dhe mbështetje me ekipet që po luftojnë me zjarret në disa pjesë të vendit. Ndërkohë, foli edhe për temën e migrimit, duke thënë se, duhet t’i investojmë të gjitha kapacitetet tona personale dhe institucionale që të parandalojmë ikjen e të rinjve.
“Suksesi i republikës matet sipas asaj nëse ai është vend i denjë për jetesë dhe nëse u ofron mundësi të gjithëve mundësi të barabarta për përparim. Institucionet e Maqedonisë janë të gatshme për reforma evropiane. Por, nga partnerët tanë evropian dhe strategjik presim mirëkuptim dhe zhbllokim të drejtë të procesit të negociatave. Vendi ynë ka qenë dhe është në Evropë, por me identitet, gjuhë, kulturë të mbrojtur maqedonase dhe memorie historike”, deklaroi presidentja Siljanovska-Davkova.