Të shohësh kandil deti të bukur duke notuar paqësisht nëpër ujërat pothuajse të kthjellëta të kanaleve të Venecias ishte e paimagjinueshme vetëm disa javë më parë. Sidoqoftë, qetësia globale e krijuar nga koronavirusi tani e ka bërë të mundur, raporton CNN.
Biologu Andrew Mangoni filmoi këtë vizitor elegant në qytetin italian pranë sheshit të “Shën Markut”, një zonë që është zakonisht e mbushur me turistë.
Qysh kur Italia futi ndalime kunër përhapjes së COVID-19, kanalet në Venecia janë pastruar duke lejuar që jeta ujore të jetë e dukshme nga sipërfaqja.
Destinacionet në të gjithë botën kanë pësuar ndryshime për shkak të pranisë së zvogëluar të njerëzve. Kështu, shihen kangurët, dhitë … në qytete … duke eksploruar rrugët e shkreta, ndërsa arinjtë argëtohen në parqe boshe kombëtare.