VMRO-DPMNE-ja kërkon nga Prokuroria Publike që të mos heshtë, por, të reagojë në mënyrë të shpejtë lidhur me rastin e keqpërdorimit të koncesioneve për burimet minerale, për të cilin dyshohet Drin Ahmeti, nipi i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Mile Levkov, nga VMRO, thekson se Prokuroria nuk duhet të mbetet nën presion të pushtetit të kaluar të LSDM-së dhe BDI-së dhe duhet të fillojë të veprojë sipas ligjit. Levkov paralajmëroi se prej nesër, do të vazhdojë me raste të reja të skandaleve, të përfshira në serinë “Shteti i grabitur”.
“Prokuroria publike, të mos frikësohet nga babai I Drin Ahmetit, që tekstualisht I qëndron në kokë prokurorit publik për krim të organizuar, Islam Abazi, sepse institucionet po lirohen, dhe tani nëse nuk veprojnë, do të duhet që për shkurt kohë prej tani, edhe ata të përgjigjen para ligjit, se përse nuk po e bëjnë këtë”, tha Mile Levkov, VMRO-DPMNE.