Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti nuk beson se dikush i ka kërcënuar deputetët e BDI-së. Thotë se nuk janë faktor.
Mendoj se vet i shkruajnë pastaj vet i paraqesin në polici. Nuk i ka kërcënuar askush ata derisa kanë qenë në pozitë, tash nuk janë faktor që ta detyrojnë dikë për kërcënime. Nuk mund të pajtohen me faktin dhe i kuptoj se pas 20 viteve janë pjesë e opozitës. Por edhe një herë do të them se duhet ti kushtohen vetes, duhet të reformohen, të dalin me ide të reja dhe jo më akrobacione të tilla politike, ku nëpër e-mail, kërcënojnë vetveten dhe e paraqesin në polici. Nuk i ngush askush, nuk janë faktor”, deklaroi Izet Mexhiti, zv/kryeministër i parë.