Ministri për Mbrojtje të Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti njofton se nesër do të fillojë fushata “Vepro tani, për natyrën”.
Nisja zyrtare e fushatës: “Vepro tani, për natyrën”
Të nderuar,
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Mbrojtjes së Natyrës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, të dielën më 28 korrik, në ora 10, zytarisht do të shënojë fillimin e fushatës së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor: “Vepro tani, për natyrën”.
Fushata do të zbatohet përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë gjithë vitit dhe ka për qëllim që të inkurajojë sjellje pozitive dhe të përgjegjshme në natyrë, të inkurajojë vullnetarizmin dhe kujdesin ndaj natyrës, që do të thotë jetë, shëndet më i mirë, vend për relaksim dhe pushim, si dhe njëherësh është edhe shtëpia e botës së pasur bimore dhe shtazore. Natyra ka nevojë për kujdesin tonë dhe prandaj: “Vepro tani, për natyrën”.
Pikënisja: Hyrja në Gazi Babë në këndin e lojërave në Fakultetin e Shkencave Matematike, në orën 10:00.
Lokacioni: https://shorturl.at/TLe8l
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, do të japë deklaratë për media në ora 10:50.