Më shumë se 4000 njerëz të zhvendosur ishin vendosur në shkollë, tha Mbrojtja Civile Palestineze.
Sulmi erdhi menjëherë pasi ushtria izraelite lëshoi urdhra të reja evakuimi më në jug, në qytetin Khan Younis, ku Izraeli nisi një ofensivë të re në fillim të javës, e cila ka vrarë dhjetëra palestinezë.
Banorëve në lagjet jugore iu tha të largoheshin pasi u paralajmëruan se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të “operonin me forcë” në zonë.
Ndryshe, numri i vdekjeve është rreth 40 mijë mes palestinezëve dhe rreth 1200 ndër izraelitët që kur Hamasi kreu një sulm terrorist në Tel Aviv më 7 tetor të vitit të kaluar.