Komuna e Tetovës sot ka ndërmarrë një aksion për largimin e veturave të avarisura, të cilat me muaj janë të palëvizura nga qytetarët me qëllim që hapësirat publike të jenë të lira për qarkullim.
Ka filluar aksioni për largimin e veturave të avarisura, të cilat me muaj janë të palëvizura nga qytetarët. Hapësirat publike duhet të jenë të lira dhe të hapura për qarkullim dhe jo të jenë pengesë për automjetet për intervenim të shpejt.
Jemi të përkushtuar për të çliruar çdo pjesë të qytetit, vetëm kështu sjellim rend dhe siguri ne qytet. Qyteti është i të gjithve, dhe jo i individit!”, shkruan Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.