Vazhdon kaosi me transportin publik. Në temperatura shumë të larta, qytetarët presin me orë të tëra për autobusë, ndërsa edhe përskaj pagesës së kartelave mujore, ata detyrohen shpesh të udhëtojnë edhe me taksi, për të kryer obligimet e tyre. Thonë se vështirë po durojnë tash e disa muaj, ndërsa tërheqja e 20 autobusëve nga trafiku, po e vështirëson akoma më shumë situatën.
“19-ën dhe 20-tën tani e presim me orë, nuk ka. Me taksi vijmë, a paguajmë kartela mujore, 1700 denarë. Kjo nuk durohet më, po zgjat më shumë se 5 muaj. Nuk mund të shkojmë në punë, dalim nga 2 orë më herët që të arrijmë në vendin e punës. Nuk durohet më, ky nuk është më transport publik”, tha një qytetar.
“Unë jetoj në Shutkë, nuk ka as 9 as 19, ne nxjerrim kartela, paguajmë…04:43 Paguajmë edhe për taksi edhe nxjerrim kartela. Askush nuk interesohet për situatën tonë, ky është turp. Nga 1-2 orë presim autobusë, autobusë nuk ka”, u shpreh një qytetare.
“ Shumë pritet, shumë kohë pritet.
-Sa keni pritur më së shumti?
– gjysmë ore deri në një orë, varet se cilin numër….
-Tani edhe 20 autobusë janë tërhequr…
Dëgjova mbrëmë në televizor kishte, akoma më keq do të jetë tani”, tha një tjetër qytetar.
“Ja 15 minuta, pres numrin 8”, u përgjigj shkurt një qytetar.
“Jo shpesh, por pritet shumë, pritet shumë dhe mund të parashoh se përse, sepse nuk ka mjaftueshëm autobusë, këtë e dijnë të gjithë…Do të jetë Akoma më keq, në këto temperatura të larta të pritet 40 minuta, madje 1 orë, kjo është katastrofë e paparë ”,u shpreh një qytetar.
“Shumë, shumë. Veçanërisht këto të fshatrave. Katastrofë. Ja kishte një prej para një jave, prej stacionit hekurudhor niset, vijmë deri në Autokomandë, ndalet, presim si jonormalë. Kemi kartela mujore, paguajmë rregullisht…Më mirë t’I heqin të gjitha, ta dijmë, jo këtu që shkruan, ja tani presim 57-tën, për 3 minuta thotë, nuk është. 66-ta nuk është, për një minutë thotë. A të shkojmë më mirë në këmbë, më mirë të hiqen tabelat”, tha një tjetër qytetar.
“Nuk përmirësohet këtu te ne asgjë, të gjithë shkojnë keq e më keq…”, theksoi një qytetar.
“Presim shumë, ndonjëherë edhe nuk ka 66-she, presim edhe më shumë”, deklaroi një qytetar.
Drejtori i Ndërmarjes së Qarkullimit publik, ditë më parë njoftoi se tërheqja e mbi 20 autobusëve, vjen si pasojë e defekteve të ndryshme që i kanë ato.