Artan Hajrizi, është lajmëruar përmes telefonit në edicionin e sotëm të Kosova Today.
Ai deklaroi se nëse konstatohet vdekja e Fatonit, do të jetë i pranishëm në varrimin e vëllait të tij.
“Unë duhet të vij në varrim, se e kam vëlla. Avokati e di, unë me shtet timin s’kam pasur kurrë. Po, se s’kam bërë asgjë në Kosovë”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Në këtë rast ishte përmenduar edhe ai.
U raportua se dokumentet e tij ishin gjetur në vendin e ngjarjes, për çka tha se dokumentet atij iu kishin vjedhur.
Dyshohet se Faton Hajrizi, u vra të premten e kaluar nga policia serbe në Loznicë.
Paraprakisht, një natë para dyshohet se ai e vrau një polic serb dhe plagosi rëndë një tjetër./ Klankosova