Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickocski sot realizoi takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.
Në takim, siç theksojnë nga atje, u bisedua për situatën aktuale politike gjendjen ekonomike në shtet, si dhe për avancimin e shtetit drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian.
“Kryeministri i informoi ambasadorët për përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e reformave kyçe në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, rritjen ekonomike dhe investimet që duhet ta afrojnë vendin tonë deri te standardet evropiane.
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së konfirmuan mbështetjen e tyre për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë të mëtutjeshme në realizimin e proceseve reformuese”, thuhet në njoftim.