Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet e raundit të tretë të Ligës së Konferencës, aty ku tashmë po vazhdojmë rrugëtimin tonë. Kështu në rast eliminimi të skuadrës kampione të Armenisë, Pyunik, në kuadër të turit të dytë eliminatorë, në raundin e rradhës për kundërshtarë do të kemi fituesin nga përballja midis FC Differdange 03 nga Luksemburgu dhe FC Ordabasy nga Kazakistani….
Kemi mësuar edhe kundërshtarin potencial të raundit të tretë në Ligën e Konferencës, aty ku edicionin e kaluar arritëm deri në fazën “play-off”. Kështu, goglat në shortin e sotëm në Nion të Zvicrës, bënë që neve për kundërshtarë në raundin e tretë eliminatorë, të kemi ekipin fitues midis FC Differdange 03 nga Luksemburgu dhe FC Ordabasy nga Kazakistani.
Megjithatë, fillimisht Struga Trim Lum do të duhet të eliminojë kampionët armen të Pyunik, me të cilët do të përballemi fillimisht në kuadër të turit të dytë eliminatorë. Ndeshjen e parë ndaj Pyunik do ta zhvillojmë në mesjavë (24 korrik) në Ohër, ndërsa atë kthyese, me datë 30 korrik në fushën e kundërshtarit.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, dhe arrijmë të dalim fitues në këtë dy luftim, atëherë ndeshjen e raundit të tretë përballë fituesit nga ndeshja FC Differdange 03 – FC Ordabasy, do ta zhvillonim me datë 8 gusht në transfertë, ndërsa atë kthyese një javë më vonë (15.08) në vendin tonë.