Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 17:00 të datës 23.07.2024 (e martë)…
Klubi Futbollistik Struga Trim Lum njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, që në program është me datë 24 korrik (e mërkurë).
Struga Trim Lum në këtë kompeticion do të mirëpret kampionët e Armenisë, Pyunik, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Ohër.
Të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në të njëjtën, paraprakisht duhet të aplikojnë me kërkesë për akreditim në email adresën, info@fcstruga.com
Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 17:00 të datës 23.07.2024 (e martë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim.
Gazetarët, fotografët dhe kameramanët në mënyrë obligative duhet me vete të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, pasi në hyrje do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim.
KONFERENCA PËR SHTYP
Ju njoftojmë se konferenca zyrtare për shtyp do të mbahet një ditë para ndeshjes (e martë – 22.07) në hapësirat e stadiumit të qytetit në Ohër me fillim në ora 16:00, ndërsa vetëm 30 minuta më pas ekipi do të zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare.
Akreditimet secili prej jush do të mund ti merr me prezencën e tij fizike para fillimit të Konferencës për shtyp. Gjithashtu ju njohim se Konferencë për shtyp do të ketë edhe pas përfundimit të ndeshjes.
Ju falemenderit paraprakisht për bashkëpunimin…