Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në kilometrin e 40-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Daut Hoxha, zëdhënës i policisë së Kosovës.
Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë katër vetura.
“Rastet të tilla të aksidenteve shpesh po rezultojnë me fatalitet andaj apelojmë tek drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat ne trafik. Policia me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa rigoroze ndaj kundërvajtësve që shkelin rregullat në trafik”