A mund të rikthehet shërbimi i detyruar ushtarak? Ja çka mendojnë qytetarët

A do të rikthehet shërbimi ushtarak obligues në Maqedoninë e Veriut? Kjo ide e Komandantit suprem të ushtrisë, presidentes Siljanovska ka zgjuar reagime në opinion. Të rinjtë janë të orientuar nga shkollimi dhe karriera dhe nuk pajtohen se ky veprim disa mujor në uniformë do tu shërbente në jetën e përditshme.

“Unë për vete nuk kisha shkuar edhe nëse e bëjnë obliguese për mua nuk vlen se edhe vitet nuk i kam. Nuk e preferoj të shkoj, kështu që punoj biznes privat timin. Si ju duket si ide? Ata munden të mendojnë gjithçka për të dhënë lloj-lloj ideje, por unë personalisht nuk e preferoj”, tha një qytetar.

“S’jam nga këtu, nuk di gjë! A jeton këtu? Jo, në Turqi jetoj. Atje a është shërbimi ushtarak obligues? Po, më kanë thirr, por un s’kam shkuar. A ke të drejtë refuzimi? Po, por s’kam shkuar se nuk isha i interesuar”, u shpreh një tjetër qytetar.

Por, ndryshe mendojnë më të moshuarit, të cilët edhe vet e kanë kryer shërbimin ushtarak. Ata thonë se më parë nuk të kanë dhen nuse nëse nuk e ke mbaruar ushtrinë, si sprovë e pjekurisë fizike dhe psikike.

“A mendon se këta të rinjtë duhet ta kryejnë shërbimin ushtarak? Duhet ta kryejnë, patjetër! Për çfarë arsye, çka do t’ju ndihmonte në jetë? Po në rast lufte, duhet një armë të dinë ta përdorin, nëse nuk i dinë ato elementare, kot e ki! Duhet ti kthejmë në rend të burrnisë se tash janë bërë krejt lapera s’ka burra”, theksoi një qytetar.

“Po, të gjithë ata që mbushin moshën siç ishte më herët në periudhën e ish-Jugosllavisë. Ata që do ta kryenin shërbimin ushtarak do të ndikonte edhe në jetën sociale të tyre, sikurse trajnime të ndryshme për marrjen e patentë shoferit dhe kurse tjera edukative arsimore që do ta shfrytëzonin në jetën civile”, nënvizoi një tjetër qytetar.

Nga Sindikata e pavarur e ushtrisë e mirëpresin këtë ide duke potencuar se shërbimi ushtarak duhet të jetë për çdo mashkull dhe femër që mbush 18 vite dhe që janë të aftë për ti shërbyer vendit për 6 muaj.

Kreu i kësaj sindikate Adnan Aliti tha se rinia jonë ka nevojë për riedukim përmes urdhrave ushtarake.

“Shumë mirë do të ishte se rinia sotshme, siç shohim nëpër media që në orët e vona rinia vandalizohet, por sikur ta kishin të kryer shërbimin ushtarak nuk do të kishin asi mendimi për të bërë probleme. Në ditën e sotme një i ri nuk din ta qepë një pullë, ta rregulloj shtratin e vet apo ta përgatis një mëngjes. Nuk do të ishte për shkaqe sigurie se jemi një shteti i vogël e nuk na kërcënon dikush, por për rinin tonë që të jenë sa më efektiv dhe të marrin kulturë ndaj shoqërisë, ndaj prindërve sepse rinia ka marr një kahje të gabueshme dhe nëse rikthehet shërbimi ushtarak obligues do të kishte shumë ndryshim te rinia jonë” , deklaroi Adnan Aliti, kryerat i Sindikatës së pavarur të ushtarëve profesionistë.

Shërbimi ushtarak në Maqedoni ka qenë i detyrueshëm deri në vitin 2006 kur me ndryshimet ligjore u hoq obligimi dhe mbeti vetëm vullnetare për 3 muaj shërbim ushtarak. /Alsat.mk