I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë nën “pushtetin” e valës afrikane të të nxehtit ekstrem që tashmë dy javë ka kapluar edhe rajonin më të gjerë të Ballkanit.

Metereologët thonë se për të dielën dhe të hënën pritet atmosferë më stabile, që do të thotë se kushtet për mot të paqëndrueshëm janë shumë të vogla.

Drejtoria për Punë Hidrometereologjike publikon temperaturat maksimale ditore të qyteteve. Velesi me 40 gradë ka qenë vendi me vapë më të madhe, kurse 39 gradë janë shënuar në Shkup – Petrovec. Me temperature të ngjashme përballen edhe shumë qytete tjera.

Por, sipas metereologëve, java e re e punës, do të sjell mot jostabil në orët e pasditës dhe të mbrëmjes kurse priten edhe zhvillime lokale të motit të lig të shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, breshër, shkarkime elektrike dhe erë të përforcuar.

Por, java e ardhshme sjell edhe uljen e shumëpritur të temperaturave. Do të ketë tendenca të rënies graduale, kurse moti I freskët do të mbërrijë nga mesi dhe fundi I javës me temperatura që do të jenë nën mesataren për korrikun. Sipas metereologëve temperaturat maksimale do të shkojnë nga 25 deri 33 gradë kurse ato të mëngjesit do të ulen në intervalin nga 10 deri 19 gradë Celsius./tvklan.mk/