Sonte zhvillohet spektakli i boksit “Garana Fight Night” në Kërçovë

Sonte Garana e Kërçovës do të jetë dëshmitare e një spektakli të madh të sporteve luftarake i cili pritet të dhurojë emocione për të gjithë dashamirët e boksit. Në organizimin e promotorit të njohur Dyli Salihu, do të mbahet “Garana Fight Night”, ku meçin kryesor të mbrëmjes do t’a zhvilloj boksieri me prejardhje nga ky fshat, Mersim Zeqiri, me ç’rast ai, para bashkëvendasve të tij do të luftoj për dy tituj internacional UBO – UBF. Zeqiri, pas vetëm një viti në boksin profesionist, tani ka fituar të drejtën të luftoj për këta dy tituj, ndërsa kundërshtari i tij do të vij nga Venezuela e Amerikës Latine dhe është Gregorio Domingues, e në rast të një triumfi do t’i hapen dyert që në të ardhmen të luftoj edhe në evente më të mëdha botërore.

Në këtë mbrëmje boksi do të paraqiten edhe boksierë tjerë shqiptar të njohur si Aleksander Kallashi, Viktor Cakiqi, Dielli Vranoci, Ndriqim Emini, Xhon Xhini dhe Elbasan Hajzeraj.