Ç’NUK

DËGJON NJERIU!

Ç’nuk dëgjon njeriu
kur ësht’ pak i zgjuar.
Ja ç’i thoshte djalit
një vajzë e fejuar.

-Shih peshqit e vegjël
si notojnë përpjetë.
Të gjith’ kah burimi
vrapojn’ në kët’ jetë.

Djali ia ktheu,
-Lumi rrjedh përpara.
Nëse ec me rrjedhën
do të prijë e mbara.

Nëse shkon si gratë,
në rrjedhën e kundërt,
dashuria bie
në veshë të shurdhët.

Vajza e preku ballin,
krisi një e qeshur.
-Peshqit që i sheh
si gra nuk jan’ veshur!

A jan’ djem a vajza
do më tregosh ti,
dhe e hodhi burrin
me plaçka në Dri.

Po nuk zgjati shumë
u hodh edhe vet.
Kështu ësht’ kur ke
dashuri vërtet.

E kur zemërohesh
vetëm për një fjalë,
jet’ e pajetuar
ngec në fyt si halë😌

(idemisai)

20 korrik 2024.