Të gjitha sistemet e aeroportit janë në funksion dhe për momentin nuk ka fluturime të anuluara, njoftoi TAV Maqedoni, filial i “TAV Aerodromi”, operatori i aeroportit të dy aeroporteve në RMV.
“Ne nuk po përjetojmë asnjë ndërprerje apo problem teknik me sistemet tona. Është fakt që disa kompani ajrore po hasin vështirësi me sistemet e tyre, por ne kemi marrë masa për të mundësuar funksionimin normal në aeroporte”.
“Megjithatë, ne këshillojmë dhe apelojmë tek të gjithë pasagjerët që të kontrollojnë dhe konfirmojnë informacionin për fluturimin e tyre me kompaninë ajrore apo agjencinë e udhëtimit përmes së cilës kanë rezervuar fluturimin”, thonë nga TAV.
Kompania shton se të gjithë sektorët e aeroportit janë në gatishmëri për shkak të ndërprerjes globale të IT dhe po merren të gjitha masat e nevojshme për t’i shërbyer udhëtarëve në mënyrën më të mirë të mundshme.