Koalicioni VLEN është drejt përfundimit të përpilimit të listës për drejtorë dhe zv.drejtorë në ndërmarjet, drejtoritë apo institucionet të cilat i takojnë në këtë përbërje qeveritare. Doganat, Policia Financiare, NP “Rrugët Shtetërore”, Agjencia Tekniko Operative dhe M-NAV janë ndër drejtoritë më të rëndësishme që do t’i takojnë Aleancës për Shqiptarët pjesë e koalicionit VLEN. Nga kjo parti vetëm se i kanë caktuar kandidatët për drejtorë apo zv.drejtorë. Garip Kaba do të jetë zv.drejtor në Drejtorinë e Doganave, Burhan Aliti i propozuar në Agjencionin për kontroll të fluturimeve, Hamid Aliti në Burgun e Kumanovës, ndërsa Naime Islami Zeqiri në Agjencinë Tekniko Operative. Pyetëm deputetin e ASH-së, Rijad Shaqirin se sa janë drejtorët në fjalë adekuat për postet ku janë nominuar.
E propozuara në Agjencinë Tekniko Operative, sektor i sigurisë shtetërore, Naime Islami, ka përfunduar Fakultetin e Pedagogjisë. Përgjigjja e Shaqirit ishte kjo:
Deputeti Shaqiri na njoftoi se i propozuari në M-NAV, Burhan Aliti është jurist i diplomuar me mbi 7 vite përvojë pune në KSHZ në nivel të rajonit të Kumanovës. I propozuari për në burgun e Kumanovës, Hamid Aliti gjithashtu jurist i diplomuar me mbi 15 vite përvojë në MPB. Nexhmedin Sadiku i propozuar në Rezervat e Naftës thotë se gjithashtu është profesor i dëshmuar. Të gjithë drejtorët e propozuar janë me 240 kredi ashtu siç i kërkojnë kriteret, tha Shaqiri.
Lëvizjes Besa gjithashtu do t’i takojnë institucione të rëndësishme si Byroja për Siguri Publike, Kadastra, Komisioni Rregullator i Energjetikës, ELEM, Banka Zhvillimore, Agjencia për Investime të Huaja e të tjera.
Nga Lëvizja Demokratike na thanë se shkollimin e kandidatëve për drejtorë do të na njoftojnë pasi të konfirmohen nominimet e tyre dhe pasi të marrin detyrën ndërsa nga Alternativa ditëve në vijim pritet përmbyllja e propozimeve për funksionarë.