Ballkani është eliminuar në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. U mposht nga Santa Coloma e Andorrës pas penalltive.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 0:1, kurse pas vazhdimeve 1:2, rezultat me të cilin portokallezinjtë kishin fituar në Andorrë.
Ballkani lëshoi rastin e shkëlqyeshëm që të bëhet skuadra e parë në rrethin e dytë të Championsit.
Punët për skuadrën e Ilir Dajës u vështirësuan pas daljes me karton të kuq të Adetjundit në minutën e 38-të.