Mbappe nënshkruan me Realin deri në vitin 2029

Kylian Mbappe tashmë është edhe zyrtarisht futbollist i ri i Real Madridit.

Ylli francez i kaloi me sukses sot vizitat mjekësore dhe më pas erdhi momenti i shumëpritur.

Në nënshkrimin e kontratës pesëvjeçare prezent ishte edhe presidenti i klubit, Florentino Perez, i cili po ashtu e nënshkroi pjesën e tij.

Gjithashtu, dyshja u prezantua para mediave me fanellën me numrin 9, të cilën do ta veshë ish-futbollisti i Monacos në Madrid.

Ndërkohë, pas gjysmë ore do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i futbollistit të deridjeshëm të Paris Saint-Germainit në Santiago Bernabeu, ku pritet të jenë prezentë rreth 80 mijë tifozë të entuziazmuar.