Prokuroria e Kërçovës kërkon paraburgim për një 21-vjeçar nga fshati Suvidoll në Makedonski Brod, i cili dyshohet për vrasje, përcjell TV21. Prokuroria ka miratuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj personit të njëjtë.
“I dyshuari me paramendim ka privuar nga jeta një personi në oborrin e një shtëpie në fshatin Kallugjerec, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri me një plumb të pushkës së gjahut. Viktima është ushtar profesionist i ARM-së, 31-vjeçar, por shkak i vrasjes ka qenë një mosmarrëveshje verbale banale e karakterit privat”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.