Katër të vrarë nga një sulm pranë xhamisë së Omanit

Katër persona janë vrarë nga të shtënat pranë një xhamie në kryeqytetin Muscat të Omanit. Sipas policisë vendase “një numër” njerëzish u plagosën gjithashtu në zonën al-Wadi al-Kabir.

Oficerët iu përgjigjën incidentit dhe një hetim është duke u zhvilluar”, thuhet në deklaratën e së policisë.

Policia nuk dha detaje të tjera, por disa raporte tregojnë se të paktën një person i armatosur hapi zjarr.

“Janë vendosur të gjitha masat e sigurisë për përballimin e situatës, ndërsa në kuadër të hetimeve janë duke përfunduar procedurat për mbledhjen e provave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një dhunë e tillë është e rrallë në Oman, një vend i vendosur strategjikisht në grykëderdhjen e Gjirit në Gadishullin Arabik me një popullsi kryesisht myslimane.