Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë do të dërgojë një avion Canader me dy ekuipazhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të ofruar ndihmë në shuarjen e zjarreve.
Një aeroplan Canadair CL-415 me dy ekuipazhe po dërgohet në Maqedoninë e Veriut me urdhër të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes Ivan Anusic”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë.
Ndërkohë qeveria e Maqedonisë ditë më parë ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të shpërthimit të zjarreve në territorin e vendit.