Biznesmeni Çedo Radomiroviq, i njohur edhe si Çedo Rado, ka ndërruar jetë sonte në spital, njoftoi TV21.
Ai u gjet me plagë të rënda rreth orës 19:00 në fshatin Orman, pranë depove të Ministrisë së Brendshme, pranë një automjeti “Lexus” të parkuar.
Siç transmeton lideri.mk, Radomiroviq ka dhënë shenja jete dhe me autoambulancë është transportuar në klinikën e Shkupit, ku më pas u ka nënshtruar plagëve të marra.
Në vendngjarje vijojnë hetimet dhe jozyrtarisht është gjetur një armë.
Radomiroviq ishte pronar i kompanisë “Tehnocom” dhe themelues i “Rado banka”