Sa para duhet për një darsëm në Maqedoni

Dasmat janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në jetën e çdo individi dhe familjeje, përcjell TV21z

Traditat dhe kultura e veçantë e festimit të kësaj dite të veçantë kërkojnë një përgatitje të kujdesshme dhe një buxhet të konsiderueshëm. Por sa shpenzohet vërtet për një dasmë?

Pamja e nuses kërkon kujdes të veçantë. Pyetem në sallonet e bukurisë për rregullimin e një nuse dhe na thanë se çmimet variojnë nga 250 deri në 1,000 euro, varësisht nga salloni.

Një fustan nusërie varionë nga 500 deri në 5,000 euro, në varësi të dizajnit, materialeve të përdorura dhe markës. Disa nuse zgjedhin të marrin me qira fustanin, duke ulur kështu shpenzimet në 200 deri në 1,000 euro.

Advertisement

Edhe kostumi i dhëndrit varionë nga 200 deri në 2,000 euro.

Ari është një tjetër element i rëndësishëm në një dasmë. Çmimi i arit për nusen mund të arrijë deri në disa mijëra euro. Mesatarisht, çiftet shpenzojnë rreth 3,000 deri në 10,000 euro për ari.