Vazhdon ballafaqimi me zjarre në Maqedoninë e Veriut, paralajmërohen ndihmë nga disa shtete

Lufta me zjarret në RMV po vazhdon. Shuarja e zjarrit në malin Serta pritet të vazhdojë sot në mëngjes me helikopterë dhe air-traktorë.

Ndërkohë kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi se së shpejti arrin ndihma nga Sllovenia, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi në luftën kundër zjarreve.
Ndërkohë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov dje vonë pasdite tha se zjarri vazhdon të digjet në malin Serta dhe se shuarja vazhdon edhe sot në mëngjes me helikopterë dhe air-traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Vazhdon të digjet. Fatkeqësisht, ne nuk arrijmë të vendosim kontroll mbi të. Terreni është jashtëzakonisht i keq, shumë i dendur, i prerë nga gryka. Temperatura e lartë dhe era që ndryshon drejtimin e bëjnë edhe më të vështirë shuarjen, shpjegoi ai.