Stuhitë e jetës
Nga vorbulla e kokçarjeve,
ngushtë të zënë,
dalin nga porti,
për të çarë stuhitë…
Përballojnë vështirësitë,
lodhen e konsumohen,
dhe ashtu si fëmijët,
kthehen mbrapsht në vatër…
Pastaj, sërish, si varkat,
nga dallgët e zemërimit,
detit mespërmes,
shpresëprerë…
Ata që mbesin përtej,
bashkë me engjëjt,
(që herët kanë fluturuar)
u qëndrojnë pranë,
deri në frymën e fundit.
© Xhemi Hajredini
Strugë, 14 korrik 2022